Aktualitet

Identifikohet polici që u qëllua me armë në Tiranë

Si pasojë është plagosur efektivi, i cili ka marrë plagë në bark dhe këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

k.m.
Identifikohet polici që u qëllua me armë në Tiranë
Edlir Alleshi

TIRANË- Edlir Alleshi është efektivi i Forcave “Shqiponjave” që mbeti i plagosur pasditen e sotme në Tiranë. Burime për "Zëri.ai" bënë me dije ngjarjen e ndodhur në periferi të Tiranës. Ngjarja ndodhi në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes personi i armatosur, i cili po ndiqej nga efektivi i Forcave “Shqiponja”, e ka qëlluar disa herë me armë zjarri.

Identifikohet polici që u qëllua me armë në Tiranë
Edlir Alleshi

Si pasojë është plagosur efektivi, i cili ka marrë plagë në bark dhe këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që efektivi i Policisë po i nënshtrohet një operacioni në spitalin e Traumës, në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB