Aktualitet

Çifti shqiptar u kap me 580 kg kokainë në Greqi, Prokuroria iu sekuestron pasuritë

Arjan dhe Lumturi Xhafaj nga Fieri, së bashku me familjarë të tyre u arrestuan në fund të shtatorit të këtij viti në Selanik, për posedim të sasive të mëdha të kokainës.

D.XH
Çifti shqiptar u kap me 580 kg kokainë në Greqi, Prokuroria iu
Droga

FIER – Prokuroria e Fierit ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë për shtetasit Arjan dhe Lumturi Xhafaj, që u kapën me 580 kg kokainë në Selanik, më 29 shtator të këtij viti.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.1523, datë 02.11.2023, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e informacioneve të publikuara në media dhe verifikimeve të kryera, sipas të cilave njoftohen të dhëna se shtetasit A. Xh. dhe L. Xh., me banim në Fier, janë arrestuar në Greqi për kapjen e 585 kg e 208 gramë lëndë narkotike “kokainë” dhe dyshohet se kanë pastruar në vendin tonë të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet  hetimore të kryera në dinamikë në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shkëmbimit të informacionit me organet e tjera ligjzbatuese, si dhe analizimit e kryqëzimin të të dhënave të administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve A.X. e L.Xh, si më poshtë:

-          Pasuri e paluajtshme nr. 24/198, vol. 30, fq. 230,  lloji “truall” me sipërfaqe 300 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 110.70 m2, ndodhur në Vlorë;

-          Shuma monetare 40,000 Euro; dhe

-          Automjet i markës “Volsvagen”, model “Golf”, viti i prodhimit 2010.

Aksioni i policisë greke që çoi në pranga çiftin shqiptar

Një biznes familjar droge u shkatërrua nga policia greke në Selanik të Greqisë. Policia helene sekuestroi 585 kg kokainë, në një operacion të zhvilluar gjatë natës së 29 shtatorit. Lënda narkotike ishte e mbështjellë në 239 pako.

Në pranga përfunduan 50-vjeçari Arjan Xhafaj, së bashku me partneren Lumturi Xhafaj e datëlindjes 1981 dhe dy nipërit e tij, Ilirjan Shpëtim Baraj 35 vjeç dhe Klevis Arben Muskaj 21 vjeç, të gjithë me origjinë nga Fieri. Ata u kapën nga hetimi i Prokurorisë së Drogës të Seksionit të Selanikut dhe DEA-s.

Gjithashtu një mik i familjes u vu në pranga i quajtur Avelino Alfred Feimi i lindur në Shqipëri me origjinë nga Vlora, por me kartë identiteti greke, ndërsa asnjë prej të prangosurve nuk kishte qenë me precedent penal më herët.

Sasia e madhe e drogës është gjetur në një shtëpi dhe dy automjete në pronësi të familjes. 50-vjeçari Arjan Xhafaj dyshohet se drejtonte ‘biznesin’, me rol në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendet e Amerikës Latine dhe lëvizjen e tyre nga Greqia në vendet e Europës./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB