
SHKODËR-Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg italianin që inskenoj vdekjen e tij, Davide Pecorellin, sipërmarrësit nga Tiferno, i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri dhe që më pas u rishfaq në Itali. Pecorelli fillimisht u arrestua nga shteti fqinj dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. Në lidhje me rastin Prokuroria e Pukës kërkoi dënimin me 8 vite burg. Për ekstradimin e tij, seanca dëgjimore para Gjykatës së Apelit të Perugias është caktuar në 28 maj 2024.
Në janar të vitit 2021, 47-vjeçari, për të shmangur borxhet financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën makinës së marrë me qira në Shqipëri. Brenda automjetit u gjetën eshtrat e një personi, për të bërë më të besueshëm vdekjen e tij. Davide Pecorelli, i cili pretendohej se ishte i karbonizuar për vdekje në Shqipëri, filloi të kërkonte një thesar në Detin Tirren teksa është përgjegjës për krimet e mashtrimit, veprimeve që parandalojnë zbulimin e të vërtetës, shkatërrim të pronës me zjarr dhe kalim të paligjshëm kufiri.
Çfarë deklaroi Precolli
"Kisha dy kompani, një parukeri dhe një qendër bukurie, punonjësit dhe furnitorët filluan të më ndiqnin sepse nuk mund t'i paguaja më. Marka ime 'Parrucchieri Milano' e cila tregtonte shampo, balsam, xhel dhe llak flokësh falimentoi për shkak të Covid-it."
Kështu ai mendoi të zgjeronte pasurinë e tij në Shqipëri.
"Kisha dëgjuar se mund të fitoja para dhe u hodha në biznesin e heqjes së qimeve me laser, por edhe kjo ishte e ndaluar. Përfundova në depresion, isha i dëshpëruar, kisha shtuar 20 kilogramë. Madje mendova të vras veten derisa takova një prift, i cili sugjeroi një mënyrë për të dalë nga kjo gjendje e mjerimit: të insinuoja vdekjen e time. Mora me qira një Skoda Fabia, më 6 janar 2021 e lava me benzinë dhe i vura flakën. Për ta bërë aksidentin të dukej i vërtetë, hodha orën, celularin dhe disa kocka të sjella nga prifti”.
Kur u kthye në Itali filloi që të gjëmonte për një thesar monedhash.
Gjatë kontrolleve ai u ndalua në bordin e një gomone jo larg ishullit Montecristo: Atë pasdite kisha bërë tashmë 30 milje, kisha me vete një lopatë, çanta dhe kazmë. Isha i lodhur, në fund i thashë të vërtetën dhe u çlirova: Unë jam Davide Pecorelli, nuk kam vdekur siç mendojnë të gjithë'.