Aktualitet

Investimi 1 mld dollarë/ Dhëndrri i Trump publikon pamjet e 'transformimit' të Sazanit

Në imazhe shihet se si ishulli i Sazanit do të kthehet nga një vend i përdorur vetëm si një baze ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës Aman. 

f.t
Investimi 1 mld dollarë/ Dhëndrri i Trump publikon pamjet e
PROJEKTI

SHBA- Ishulli i Sazanit, një prej perlave më të bukura që Shqipëria bart në thellësitë e detit të kaltër Jon, tashmë është pjesë e një projekti luksoz nga dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, Jared Kushner. Një ditë më parë lajmi se kompania amerikane Affinity Partners, e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, synon të realizojë dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri, u përhap kudo. Vetë Kushner ka ndarë me ndjekësit e tij në një post në 'Instagram', imazhe nga projekti në Ishullin e Sazanit, i cili siç shihet edhe në foto nga një vend i përdorur vetëm si një baze ushtarake do të kthehet në një eko-resort luksoz të markës Aman. 

"Të emocionuar për të ndarë disa imazhe të hershme të projektimit për projektet e që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit,"-shkruan Kushner.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jared Kushner (@jaredckushner)

Jared Kushner, dhëndrri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Kushner ka shprehur interesin përmes kompanisë së tij ‘Affinity Partners’. Firma e kapitalit privat me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Ndërkohë Ministria shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit ka konfirmuar se kompania e Kushner ka paraqitur një aplikim pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve për një projekt turistik në ishullin e Sazanit, si shumë aplikime që bëhen nga investitorë të huaj.

Përveç investimit në Shqipëri, Jared Kushner ka gati dhe një tjetër investim. Një projekt i tretë do të transformonte tre blloqe të braktisura në zemër të kryeqytetit serb Beograd në një hotel luksoz me hapësirë komerciale dhe më shumë se 1,500 rezidenca. Zona historike ka qenë e zbrazët që nga bombardimi i NATO-s në prill 1999 ndaj ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes të ish-Qeverisë së Jugosllavisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB