Aktualitet

Iu sekuestruan 1.8 milion euro pasuri, kush është fiaraku Arbër Muça, pamjet nga operacioni i policisë

Mes pronave të sekuestruara janë dhe një automjet “Ferrari”, model California, me vlerë rreth 130.000 euro, ora të markës “Rolex”, makina "Audi", "BMW" dhe bizhuteri me vlerë të konsiderueshme

E.K
Iu sekuestruan 1.8 milion euro pasuri, kush është fiaraku Arbër
Arber Muca

FIER- Mijëra hektarë tokë, apartamente, vendparkim, 12 makina dhe llogari bankare, pasuri në total me vlerë rreth 1.8 milion euro, janë sekuestruar një ditë më parë nga Prokuroria e Fierit, të cilat janë në pronësi të 36- vjeçarit Arbër Muça. 

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive të 36-vjeçarit.

Pasuria e Arbër Muçës dyshohet se është vënë nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë, ndërsa vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.  

Pasuritë e sekuestruara: 

2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier
3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier
Njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier
njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier
njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier
apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë
1 vendparkim në Tiranë
12 automjete
2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.  

Ndërkohë që policia ka publikuar dhe pamjet nga operacioni për sekuestrimin e pasurive të Muçës.


/ZËRI 

Poll

MOS HUMB