Aktualitet

“Jam i pafajshëm"/ “Kobra” nuk i pranon akuzat për vrasje, ngrihet në këmbë në sallë

Në video, dëgjohet Hoxhaj në sallën e gjyqit teksa bërtet në sallë.

k.m.
“Jam i pafajshëm"/ “Kobra” nuk i pranon akuzat
“Kobra” në Gjykatë

TIRANË- Dibran Hoxhaj, i njohur në rrjetet sociale si “Kobra”, është deklaruar i pafajshëm para Gjykatës. Në një video të publikuar nga mediat e Kosovës, dëgjohet Hoxhaj në sallën e gjyqit teksa bërtet në sallë. Pasi thekson edhe njëherë që është i pafajshëm, çohet në këmbë dhe merret më pas nga efektivët e Policisë së Shtetit për t'u kthyer në burg pasi prishi rendin e seancës. 

"Më ço ndaç në burg ndaç kurrgja. Më ço në burg, më çoni ku të doni. Po bëhet burg pa bërë kurrgja,"-dëgjohet ai në video.

MOMENTI ME VIDEO: 

NJOFTIMI I PLOTË I PROKURORISË:

Prokuroria Speciale akuzon Hoxhajn për vrasje të rëndë të viktimës V.C. afër lokalit Kobra City në magjistralen Prishtinë-Zhur më 3 janar 2023. Në këtë rast Susuri, Badalli e Vezaj akuzohen për pjesëmarrje në rrahje. Në aktakuzën e ngritur më 20 shkurt 2024 një akuzë ndaj Susurit dhe Mazrekut është lidhur me veprën penale manipulim me prova. Hoxha i njohur si “Kobra” akuzohet edhe për mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve. Sipas Prokurorisë më datën 3 janar 2023, rreth orës 04:00, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, që gjendet në rrugën magjistrale Prizren- Zhur, me armë zjarri, me dashje e privon nga jeta viktimën V.C., duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli janë deklaruar të pafajshëm. 31-vjeçari përballet me akuzën për veprën penale “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” për ekzekutimin e Visart Cengut. Në dosjen e Prokurorisë ngrihen gjithashtu dyshime se Hoxhaj qëlloi me armë në drejtim të makinës ku gjendej viktima, me origjinë nga Kukësi. Po ashtu si "Kobra", edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli janë deklaruar të pafajshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB