
TIRANË- Një histori mashtrimi është sjellësërish në qendër të vëmendjes. Florian Gjergji, i shumëkërkuari i policisë për mashtrimin e biznesmenëve ka dalë sërish në skenë. Bizesmeni nga Përrenjasi, Flamur Rrushi, pretendon se një person e ka telefonuar me aplikacionin viber dhe i ka thënë se jam Taulant Balla dhe më duhen 100-mijë euro urgjent.
“Përshëndetje. Si kalove si je? Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”,-ky është mesazhi që organizatori i një mashtrimi ia ka dërguar një biznesmeni në Përrenjas.
Oficerët kqyrën telefonin e shtetasit Flamur Rrushi, i cili kallëzoi se një numër në viber, që identifikohej si ministri i Brendshëm Taulant Balla, e mashtroi. Biznesmeni, sipas kërkesës së mashtruesit, ka ardhur në Tiranë me çantën 100 mijë euro dhe ia ka dorëzuar një taksisti. “Mbajta shënim targat e taksisit”, tha biznesmeni në polici, raporton TCH.
Prokuroria e Elbasanit identifikoi taksisitin, i cili deklaroi “isha taksist , erdha në Tiranë nga Lezha dhe mora nga Flamur Rrushi çantën. E pyeta fillimisht nëse është gjë e rrezikshme dhe më tha jo. Kur ia dhashë çantën, më dha 100 euro”, tha taksisti, i cili u la i lirë.
Por bizesmeni nga Përrenjasi nuk është i pari që ka rënë pre e këtij mashtrimi. Pas llogarisë bankare do të rezulojë emri i Florian Gjergji, i cili aktualisht është nën hetim dhe ndaj tij janë dhënë disa masa arresti për të njëjtën skemë mashtruese. Por kjo nuk është hera e parë që zbulohet një skemë mashtrimi e Gjergjit, e vetja gjë që ndryshon është emri nën të cilin 'fshihet', ai i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla.
Kush është Florian Gjergji
Prej fillimit të viti 2023 Florian Gjergji është një prej personave më të kërkuar sa i takon skemave të mashtrimit. Policia në disa raste ka zbardhur me prova, se si ai vendoste gjoba ndaj biznesmenëve duke u prezantuar herë si kryebashkiak i Vlorës dhe herë si Erion Veliaj i Tiranës. Gjergji përdor aplikacionet “Telegram” dhe “Signal”, ku u prezantohet biznesmenëve, kryesisht të fushës së ndërtimit, si kryebashkiakë, ministra, apo edhe drejtues të institucioneve shtetërore.
Episodi i parë ishte ai i një biznesmeni në Kamzë të cilit i kërkoi 13 mijë euro, ngjarje për të cilën u vunë në pranga 3 persona por jo vetë Florian Gjergji nuk u gjet. Nga arratia emri i tij doli në skenë për po të njëjtën vepër penale. Në 13 shkurt ishte “koka” e mashtrimit të një tjetër biznesmeni, pronar i një kazinoje në Tiranë, të cilit sërish i kërkuan para kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame.
Rasti i tretë është ai ku 39-vjeçari tentoi të mashtronte biznesmenin Ram Geci, pasi i shkruajti në aplikacionin “Signal” duke i kërkuar 100 mijë euro sikur të ishte Erion Veliaj, por sërish nuk ra vetë në grackë. Por grupi nuk kishte të ndalur dhe sërish Gjergji dhe bashkëpunëtorët e tij po ashtu kanë folur në emër të Veliajt, ndërsa biznesmeni i radhës që tentuan të mashtronin ishte Aleksandër Gavoçi. Mashtrimi më i madh do të ishte ai i vlerës prej 200 mijë euro. Së bashku me bashkëpunëtorët e tij, një prej të cilëve në pranga, Gjergji ka tentuar që ti zhvasë para pronarit të fabrikës së miellit ‘Prima’ Adi Haxhiymeri, duke e telefonuar dhe i vendosur gjobë në emër të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Haxhiymeri nuk ka rënë pre e mashtrimit dhe kallëzimi i tij vuri në lëvizje Policinë e Shtetit.
Rastet e mashtrimit të biznesmenëve:
7 janar 2023 – Operacioni “Signal”, tre të arrestuar, shuma 130.000 euro
10 janar 2023– Operacioni “Subjekti”, tre të arrestuar, shuma 13.000 euro
13 shkurt 2023– Operacioni “Tentativa”, tre të arrestuar, shuma 90.000 euro
6 maj 2023 – Operacioni “Telegram”, dy të arrestuar, shuma 100.000 euro
16 maj 2023– Operacioni “Arkitekti”, një i arrestuar, shuma 70.000 euro
4 gusht 2023– Operacioni “Replay”, tre të arrestuar, shuma 35.000 euro
29 shtator 2023– Operacioni “Fraud”, katër të arrestuar, shuma 70.000 euro
Florian Gjergji është shpallur në kërkim ndërkombëtar, teksa ndaj tij gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg në mungesë. Në pranga janë janë vënë bashkëpunëtorët Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Petro Ferzaj, Mikel Panxhi, Alban Gjoni, Rudor Balla, Arjan Ballcaj me profesion taksist.
/ZËRI