Aktualitet

Kalaja u vra në sy të saj, sekretarja e Apelit rrëfen momentin: Ia shtypa plagën me peshqir, por mu afrua autori dhe...

Ajo ka rrëfyer me detaje vrasjen, kur Kalaja sapo ishte ngritur për të shkuar drejt dhomës së këshillimit, pas shpalljes se vendimit.

zh.ll
Kalaja u vra në sy të saj, sekretarja e Apelit rrëfen momentin:
astrit kalaja

TIRANË- Sekretarja e Gjykatës së Apelit ka rrëfyer momentet e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, mesditën e 6 tetorit. Ajo ka rrëfyer me detaje vrasjen, kur Kalaja sapo ishte ngritur për të shkuar drejt dhomës së këshillimit, pas shpalljes se vendimit. Ky është momenti, kur autori Elvis Shkambi i është afruar te podiumi dhe e ka qëlluar me pistoletë gjyqtarin, ndërsa vetë ajo ka shkuar për t'i ardhur në ndihmë Kalasë duke shtypur plagën me peshqir, por ai nuk reagoi. Por, në atë moment autori ka qëlluar sërish ndaj gjyqtarit, ndërsa sekretares i ka thënë: "S'kam punë me ty".

“Sapo shpalli vendimin gjyqtari u ngrit dhe u kthye në krahun e tij të djathtë për të shkuar drejt dhomës së këshillimit. Në këtë moment Elvis Shkambi, është afruar para podiumit të gjyqtarit dhe e gjuajti me pistoletë. Unë u ngrita në këmbë dhe vendosa duart në kraharor. Ky person u kthye nga unë dhe më tha: Nuk kam gjë më ty! Ai gjuajti përsëri ndaj gjyqtarit”, ka dëshmuar sekretarja e Apelit. 

Një tjetër dëshmitar ka rrëfyer ngjarjen brenda mureve të Apelit. Bëhet fjalë për nëpunësin gjyqësor Bledar Panariti, të cilit i la armën teksa dilte në oborr, autori 30-vjeçar Elvis Shkambi. Ai vetë ndodhej në sallën nr.4, por kur dëgjoi krismat që vinin nga salla nr3, është afruar aty, por ajo çfarë pa ishte vetëm autori që i la pistoletën në dorë. Më pas, Panariti është larguar për të kërkuar ndihmë. 

“Ndodhesha në sallën nr.4 të gjykatës në pritje të shpalljes së një vendimi kur dëgjova mbi tre të shtëna arme zjarri që mu duk sikur vinin nga brenda ambientit të gjykatës. Pashë njerëz që nisën të dilnin nga salla numër tre dhe prej andej dëgjova të bërtitura si zëra femrash. U afrova të dera e sallës numër 3 ku prej andej doli një person me shtat të shkurtër, me fytyrë rrumbullake, racë e bardhë, rreth moshës 45-50 vjeç. Ai u afrua më la në dorë një pistoletë dhe u largua prej aty. Instinktivisht pistoletën e ka futa në xhepin e pantallonave. Nuk hyra në sallën 3 por kam lëvizur duke kërkuar ndihmë”, shpjegon dëshmitari.

Më tej, dëshmitari shpjegoi se në një moment tensioni menjëherë pas ngjarje, kur asgjë nuk ishte e qartë, forcat Shqiponja kishin tentuar ta arrestonin. Por, drejtuesi i tyre iu ka treguar se kishin të bënin me një punonjës të gjykatës. 

“Forcat Shqiponja më kërkuan të kthehesha pas dhe të mos lëvizja, me qëllim që të më arrestonin. Drejtuesi i tyre iu tha se isha punonjës i gjykatës. U prezantova si punonjës i gjykatës dhe iu tregova punonjësve të policisë bexhën dhe iu thashë që armën e kisha futur në xhep”, tregon më tej ai.

Ndërkohë, për herë të parë janë bërë publike edhe fjalët që janë konsumuar në sallë pak çaste para krimit.

“Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra per ty që ti je ...."-Kjo është fjalia që Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, iu drejtua gjyqtarit Astriti Kalaja sapo ky i fundit dha vendimin kundër familjes së tij.

Pas kësaj, gjyqtari Astrit Kalaja i është përgjigjur: “Vazhdo ti, vazhdo…”

Ky ka qenë momenti që 'vulosi' vendimin jo vetëm të çëshjes, por edhe atë të Elvis Shkambit, nipi i Gjon Shkambit, i cili menjehërë ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar disa herë drejt gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend. 

Si ndodhi ngjarja?

Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seanca gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB