Aktualitet

Karteli ballkanik- Ja si funksionon grupi dhe kush po sjell droge në Europë?!

Spanja, Ishujt Kanarie, Greqia... muajin e fundit në 4 shtete u zbuluan më shumë se 13 ton kokainë, të cilat, besoni apo jo, ishte me porosi nga Ballkani.

k.m.
Karteli ballkanik- Ja si funksionon grupi dhe kush po sjell droge në
Foto ilustruese

TIRANË- Në Ishujt Kanarie, në qytetet spanjolle Vigo dhe Algeciras, si dhe në Greqi, ka pasur konfiskim të paprecedentë droge në Evropë, dhe sipas Policisë së këtyre vendeve, pas tyre dërgesa qëndron karteli ballkanike. 

Kush e përbën kartelin ballkanik?

Karteli ballkanik nuk është një grup i vetëm kriminal, as një organizatë me një drejtues të vetëm, por tregtarë të shumtë nga Ballkani, të cilët e kanë zhvilluar biznesin e tyre përmes kontrabandës së mirëorganizuar të kokainës, kryesisht përmes anijeve detare. Bëhet fjalë për kriminelë nga këto zona - nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ballkani është një rajon tranzit, ku një pjesë e drogës ruhet dhe një pjesë shkon në Evropën Perëndimore.

I ashtuquajturi karteli ballkanik nuk ekziston si kartel, por përbëhet nga disa anëtarë dhe grupe të organizuara kriminale. Rolet e tyre janë të organizuara mirë - ata kanë persona që blejnë drogë, që e transportojnë dhe pastaj ata që e marrin dhe shpërndajnë. Ndodh shpesh që kokaina të gjendet në kontejnerë me banane, kjo për shkak se janë mallra që prishen dhe i nënshtrohen një regjimi të veçantë doganimi ndaj kalojnë kufirin sa më shpejt.

Katër konfiskime të mëdha të lidhura me 'Kartelin ballkanik'

Më shumë se një muaj më parë, më 22 gusht, policia gjeti rreth 700 kilogramë kokainë në ishujt Canarie. Hetimi nisi në mars 2022 dhe u fokusua në një anije me flamur polak me bazë të përkohshme në Ishujt Kanarie, e cila dyshohej se përdorej për transportin e lëndëve narkotike.

Alarmi u ra sërish në korrik 2023, kur policia spanjolle vuri re rrugën e pazakontë të kësaj anijeje, e cila po lëvizte drejt ishujve të izoluar në Oqeanin Atlantik. Pak ditë më vonë, policia kapi anijen, e brenda saj u zbuluan 700 kilogramë.

Jo shumë kohë pas këtij zbulimi droge, më 25 gusht, në portin e Algeciras, policia spanjolle zbuloi se në kontejnerë me banane u gjetën gati 10 tonë drogë. Sërish mediat spanjolle deklaruan se pas kësaj kontrabande qëndron karteli ballkanik, por ende asnjë nga autorët e kontrabandës së drogës nuk është arrestuar. Edhe më 11 shtator u bë një sekuestrim i ri i madh droge, në portin e Vigos u gjetën 2.3 ton kokainë.

Lënda narkotike ishte fshehur në një anije peshkimi dhe policia arrestoi 5 persona. Më në fund, më 21 shtator, në Serbi u arrestua një grup kriminal prej gjashtë anëtarësh, i dyshuar për kontrabandë kokaine. Kreu i këtij grupi është ish-futbollisti i “Crvena Zvezdës”, Zhivko Bakiq. Ai dhe grupi i tij u arrestuan pasi policia greke në portin e Selanikut sekuestroi 324 kilogramë kokainë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB