Aktualitet

Keni informacione mbi trafikun e drogës? Ambasada e SHBA në Tiranë: Dorëzojini pranë DEA-s

Ambasada: Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s

E.K
Keni informacione mbi trafikun e drogës? Ambasada e SHBA në
Ambasada e SHBA ne Tirane

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që kanë informacion në lidhje me raste të trafikut të drogës, ti dorëzojnë pranë zyrës së DEA-s, një degë e të cilës u hap vitin e kaluar në Shqipëri. Ambasada me seli në Tiranë, shprehet se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të

“Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.

Në postim thuhet gjithashtu se të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta, duke ruajtur identitetin e personave që denoncojnë rastet e trafikut. /ZËRI

Poll

MOS HUMB