Aktualitet

Koka dhe trupi i Jaupit u gjetën veçmas, policia: U copëtua nga kafshët e egra

Jaupi punonte si çoban në Xarrë, por prej rreth 2-3 muajsh rezultonte i zhdukur. Për të cilin ishin interesuar edhe familjarë të tij

E.K
Koka dhe trupi i Jaupit u gjetën veçmas, policia: U copëtua nga
Policia ne Sarande

SARANDË- Policia ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me mbetjet kockore të një njeriu që u gjetën pranë varrezave të fshatit Xarrë. Personi që i përket trupi është 51-vjeçari Adnant Jaupi, me origjinë nga Elbasani, i cili punonte si çoban në Sarandë. Në njoftimin e policisë jepen detaje të rënda, ku trupi i Jaupit dyshohet se është copëtuar nga kafshët e egra. Sipas policisë 51-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për gjetjen e mbetjeve kockore humane, në proces dekompozimi, pranë varrezave të fshatit Xarrë, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë vijuar kontrollet në zonë dhe veprimet hetimore për këtë rast. Si rezultat, është bërë e mundur gjetja e trupit të cilit i përkisnin mbetjet kockore dhe identifikimi i kufomës, shtetasit A. J., 51 vjeç, banues në Elbasan.      

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, dyshohet se ky shtetas (i punësuar çoban në fshatin Xarrë) ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe se trupi i tij i pajetë është copëtuar nga kafshët e egra.    

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Sarandës.

Poll

MOS HUMB