Aktualitet

Kokainë dhe mijëra euro cash, bllokohet ‘Audi’ në Tiranë, arrestohet 43-vjeçari

43-vjeçari e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës

E.K
Kokainë dhe mijëra euro cash, bllokohet ‘Audi’ në
Kokaina dhe parate e sekuestruara

TIRANË- Një 43-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, në zonën e e Saukut, pasi shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Gjatë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”, atij iu kontrollua makina tip “Audi”, në të cilën u gjetën kokainë dhe para.

Uniformat blu kanë sekuestruar kokainën, 5350 euro, 2800 franga, 10 000 lekë të rinj dhe makinën. Ato dyshohet se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike.

“Si rezultat i veprimeve operacionale, në Sauk, u lokalizua dhe u ndalua automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 43 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj 43-vjeçarit dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky 43-vjeçari e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI 

Poll

MOS HUMB