Aktualitet

Ikën dritat, 4 të vdekur në QSUT? PD bie ndesh me "denoncimet", kërkesa: Thërrisni ministren! Ta pyesim edhe për zjarrin

Në fjalën e saj, Vokshi tha se ministrja duhet të përgjigjet për një denoncim që ka marrë nga një qytetar, i cili pretendon se në mëngjes në QSUT kanë ikur dritat. E si pasojë kanë ndërruar jetë 4 pacientë. 

k.m.
Ikën dritat, 4 të vdekur në QSUT? PD bie ndesh me
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Opozita ka bërë një kërkesë në Komisionin e Shëndetësisë që të zhvillojë një dëgjesë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçoi dhe ish-drejtoreshën Albana Fico për zjarrin në urgjencën e QSUT. Në mbledhjen e sotme, në Komisionin për Çështjet Sociale dhe Shëndetësisë, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e urgjencës në QSUT prej 2 muajsh tashmë dhe kaosin që kjo situatë ka shkaktuar në sistemin spitalor në Shqipëri. Në fjalën e saj, Vokshi tha se ministrja duhet të përgjigjet për një denoncim që ka marrë nga një qytetar, i cili pretendon se në mëngjes në QSUT kanë ikur dritat. E si pasojë kanë ndërruar jetë 4 pacientë. 

"Ngjarje e rëndë ka ndodhur në QSUT. Sipas këtij informacioni që më dha një punonjës që punon në QSUT thuhet kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar dhe nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët,"- tha Vokshi në fjalën e saj. 

Të njëjtën denoncim përsëriti edhe deputeti demokrat, Tritan Shehu, por pretendoi se nuk ka pasur dëme në njerëz. 

"Ka pasur të premten një situatë të jashtëzakonshme në reanimacionin e QSUT dhe kjo ka zgjatur. Mjekët reanimatorë bënë që situata të kalojë pa dëme njerëzore siç më referojnë mua. Por situata ka qenë e vështirë, dhe kjo është e vërtetë. Kam qenë në kontakt me kolegët. Falë ndihmës së mjekëve reanimatorë u kalua me vështirësi,"-tha Shehu. 

Më pas, kërkoi që ministrja të japë llogari edhe për një tender që ka hapur me vlerë 300 mijë euro për të kthyer në funksion Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Teresa" për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga zjarri. Megjithatë kërkesa e demokratëve është refuzuar nga socialistët, të cilët pretendojnë se ministrja do të ketë një sqarim të enjtën në seancën e Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tyre, nëse do të ketë pyetje të tjera, mund ta thërrasin edhe në Komision. Por kjo "zgjidhje" është kundërshtuar nga opozita. 

DEBATI MES TYRE: 

Albana Vokshi: Kam kërkuar edhe me email ta bënim mbledhjen në Urgjencën QSUT-së ka rreth 2 muaj që nuk funksion. Ka rënë dy herë zjarr. Nuk funksionon asnjë aparaturë. Ende pacientët shkojnë nga një spital në një spital tjetër. Me votat e shumicës e rrëzuat kërkesën time ta bënim seancën e radhës së këtij Komisioni në QSUT. Kërkova që të thirrej drejtoresha e QSUT dhe ministrja. Meqë kishte dhe 2-3 deputetë që e miratuan si propozim do të doja të vijë sa më parë ministra dhe Drejtoresha, edhe për arsyen se jo më larg se para 3 ditësh një tender tjetër është dhënë për të vënë në funksionim të që është djegur dhe shkatërruar. Tenderi është 300 mijë euro. Po shkojnë paratë e shqiptarëve në një gropë, po jepen para të tjera dhe askush nuk ka ardhur këtu në këtë komision se çfarë e shkaktoi zjarrin e parë. Ishte për shkak të vjedhjeve të 17 mln euro. Pse nuk flitet pse nuk tregojnë, cilat janë pajisjet që janë shkatërruar që janë djegur që nuk funksionojnë më? 17 mln euro jo vetëm kosto, por prej dy muajsh nuk vite në funksionim godina.

Petrit Vasili: Kush i ka verifikuar nga afër spitalet e tjera e di shumë mirë që janë të mbingarkuar. Edhe korridoret kanë qenë të mbushur me shtretër. Vetë investimi si investim urgjence, të gjithë e dinë se duhet bërë kontroll i trefishtë. Ka shumë gjëra për të hedhur dritë. Sot asnjë nuk di as kur kjo punë merr fund, as kur kthehet normaliteti. Urgjenca e QSUT ka qenë e mbingarkuar, jo më ta zgjidhi Truma këtë problem. Të jetë seancë pyetjes në seancë plenare. Komisioni në rast se nuk bën këtë punë është jashtë misionit të tij. Për këtë Shqipërinë tonë të vogël, QSUT është një gjë shumë e madhe. Nuk do thosha këtë gjë po të mos ishte pjesë e sistemit spitalor.

Klodiana Spahiu: Unë do mendoja që ne duhet që të dëgjojmë njëherë çfarë do thotë ministrja. Të gjithë si deputetë nëse nuk do jemi të kënaqur, në mbledhjen e ardhshme vazhdojmë me propozimet që iu keni.

Albana Vokshi: Të presim ne të enjtën që të shohim si do përgjigjet ministrja. Ka 2 muaj që nuk funksionon QSUT. A iu vret ndërgjegjia? Nuk vini dot këtu të flisni në emër të ministres. Kolegu thotë ka ndodhur një defekt inxhinerik, po ku e di ky? Ju duhet të ishit të parët që t'i tundnit dhëmbët kujtdo që ka kryer këtë krim. Bëni dëgjesë. Rregullorja ka parashikuar. Të vijë ministrja këtu menjëherë.

Teksa palët diskutonin, një debat me tone të larta ka ndodhur mes kryetares së Komisionit të Shëndetësisë Zheni Gjergji dhe deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Metaj. Përplasja mes tyre zgjati disa minuta, derisa Gjergji i hoqi fjalën.

DEBATI MES TYRE: 

Gjergji: Mua mos bëj ironi

Metaj: Mos më ndërprit... mos guxo të më ndërpresësh më. Unë nuk do të ndriçoj errësirën e mendjes tënde.

Gjergji: Jam në dritë! Të lutem më ruaj etikën mos fyej dhe mos bëj ironi.

Metaj: Nuk je ti të më tregosh mua edukatën

Gjergji: Këtë rol politik e merre gjithmonë dhe është një rol i turpshëm politik që merr. Ti merr një rol politikë shumë të turpshëm

Metaj: Turpi ka vetëm një fytyrë dhe mban fytyrën tende

Gjergji: Të heq fjalën që ta dish. Ja po ta heq.

Godina e QSUT u përfshi nga flakët mëngjesin e 11 shkurtit. Zjarri fillimisht nisi në zonën e bodrumit dhe më pas tymi është përhapur në të gjithë pavionin, duke rrezikuar asfiksimin e pacientëve. Ekipet e zjarrfikësve bënë të mundur neutralizimin e flakëve, dhe evakuuimin e pacientëve dhe personelit. Lidhur me zjarrin, Prokuroria e Tiranës vazhdon hetimet lidhur me zjarrin që ra në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Për të vijuar me hetimet ditën e sotme Prokuroria ka sekuestruar dosjen e tenderit për rikonstruksionin e godinës dhe ka nisur nga puna. Për t'u marrë në pyetje janë thirrur si autoritetet kontraktuese për tenderin, por edhe kompania fituese që kreu punimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB