
LUSHNJE-“Ethet e Nilit”, tashmë janë rikthyer në Shqipëri, me tre viktima të raportuara një ditë më parë dhe 17 të infektuar. Rastet po shtohen, ku sot një 63-vjeçar ka rezultuar me virusin e rrallë. Personi i identifikuar si S.D, një 63-vjeçar që jeton midis Shqipërisë dhe Greqisë, është larguar drejt shtetit helen disa ditë më parë për t’u kuruar.
Ndërkohë, nisur nga situata, Ministria e Shëndetësisë, shkruan Ballkan.web ka nisur protokollin e këtyre rasteve dhe disa net më parë është kryer dhe disinfektimi i zonën në Savër, proces i kryer në orët e vona të natës. Nga autoritetet vendore konfirmohet fakti se është kryer disinfektimi dhe nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me këtë situatë.
Por çfarë janë “Ethet e Nilit”?
Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga virusi i Nilit Perëndimor; emri i së cilës rrjedh nga dega e Nilit Perëndimor në Ugandë, dhe për herë të parë është diagnostikuar në 1937 te një grua që vuante nga një temperaturë shumë e lartë. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht./ZËRI