Aktualitet

Përplasja me “Shqiponjat” në Tiranë, efektivi nga Vlora s'i bindet kolegut

Teksa po patrullonin zonën e Laprakës, "Shqiponjat" kanë pikasur dy persona që po debatonin me njëri-tjetrin, ndërsa njëri me vete kishte dhe një çantë tek e cila dyshuan se ishte fshehur brenda një armë zjarri. Ndaj edhe u afruan. 

E.K
Përplasja me “Shqiponjat” në Tiranë, efektivi nga
foto ilustruese

TIRANË- Një konflikt me protagonistë efektivë të forcave "Shqiponja" ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një polic i “Shqiponjave” është dhunuar nga kolegu i tij i Vlorës, i cili ka qenë jashtë orarit të shërbimit. Pas publikimit të lajmit në "Zëri.ai", Policia e Shtetit ka sqaruar të gjithë ngjarjen. Teksa po patrullonin zonën e Laprakës, "Shqiponjat" kanë pikasur dy persona që po debatonin me njëri-tjetrin, ndërsa njëri me vete kishte dhe një çantë tek e cila dyshuan se ishte fshehur brenda një armë zjarri. Ndaj edhe u afruan. 

Kanë kërkuar nga dy të rinjtë që të identifikoheshin, por asnjë nuk u ka kthyer përgjigjie, derisa janë kundërshtuar me fjalë dhe ka nisur konflikti fizik. Pasi kanë kërkuar përforcime dhe i shoqëruan të rinjtë në Komisariat, u zbulua që njëri ishte efektiv i Policisë së Vlorë. Deri më tani janë identifikuar me inicialet: L. M., dhe R. M. Mësohet se efektivit të policisë nga Vlora, përveç armës së shërbimit që e mbante me vete i është sekuestruar dhe një thikë.

Pas ngjarjes, Agjensia e Mbikqyrjes policore ka nisur hetimet dhe pritet që për efektivin e Policisë së Vlorës të vendoset dhe masa e pezullimit.

SQARIMI I POLICISË:

Sqarim i DVP Tiranë

Më datë 24.09.2023, në rrugën "Lord Bajron", në Laprakë, rreth orës 12:30, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë konstatuar dy shtetas duke debatuar me njëri-tjetrin, dhe njëri prej të cilëve mbante një çantë, në dukje me një send në formën e armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë janë afruar dhe kanë kërkuar nga dy shtetasit që të identifikoheshin, por dy personat kanë refuzuar të përgjigjen, dhe kanë kundërshtuar me fjalë dhe fizikisht punonjësit e Policisë. Ndodhur në këto rrethana, shërbimet e Policisë kanë kërkuar mbështetje dhe më pas është bërë shoqërimi i tyre në komisariat. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit quhen L. M., dhe R. M., (shtetasi R. M. është punonjës Policie në DVP Vlorë). Për ndjekjen e mëtejshme të këtij rasti është duke kryer veprime AMP./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB