Aktualitet

Kundërpërgjigja/ Policia e Kosovës vret një prej serbëve të armatosur

Policia e Kosovës raporton se ka vrarë një prej personave të armatosur brenda në Manastir

E.K
Kundërpërgjigja/ Policia e Kosovës vret një prej
Pamje nga kontrollet policore ne veri te Kosoves

ZVEÇAN- Policia e Kosovës ka vrarë njërin prej personave të ngujuar në manastirin e Banjskës, që ishte pjesë e grupit të armatosur që sulmuan ekipin e policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku. Sipas Policisë së Kosovës, grupet kriminale po vazhdojnë me sulme ndaj Policisë, ndaj ka qenë e nevojshme kundërpërgjigjja.

“Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se situata në veri të vendit, konkretisht në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar, dhe se grupet kriminale kohë pas kohe po sulmojnë me armë zjarri njësitet policore në terren.

Për shkaqe sigurie, policia thotë se janë mbyllur dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak. Sipas kryeministrit Albin Kurti brenda në Manastir ndodhen rreth 30 persona të armatosur, një pjesë e të cilëve me eksperiencë ushtarake. Ai iu bëri thirrje atyre që të dorëzohen, pasi policia e Kosvës i ka rrethuar dhe ka vendosur perimetër sigurie në zonë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB