Aktualitet

Kryemadhi në SPAK, Klodiana Lala: Prova e rëndësishme u gjet në shtëpinë e së ëmës

Klodiana Lala u shpreh se ndaj çiftit Meta-Kryemadhi po hetohet në disa drejtime.

k.m.
Kryemadhi në SPAK, Klodiana Lala: Prova e rëndësishme u gjet
Monika Kryemadhi

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të tjera lidhur me hetimet që Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur për deputeten Monika Kryemadhi. E ftuar në emisionin “Breaking” në Top Neës, Klodiana Lala tha se në sitën e SPAK është edhe bashkëshorti i saj, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Lala u shpreh se ndaj çiftit Meta-Kryemadhi po hetohet në disa drejtime, pasi ka dosje të hapura në lidhje me aferën CEZ DIA, lobimin në SHBA, si dhe disa shpenzime që pretendohet se ka kryer Kryemadhi.

“Kohët e fundit SPAK ka sekuestruar një celular në shtëpinë e nënës së zonjës Kryemadhi, i cili është zbërthyer nga ekspertët dhe aty janë zbuluar shumë biseda, të cilat janë duke u parë dhe verifikuar nga hetuesit e BKH dhe prokurorët e çështjes. Ato konsiderohen si një provë shumë e rëndësishme për hetuesit, është duke shkuar në institucione të ndryshme, po pyeten dëshmitarë të ndryshëm për të pasur prova që do t’i shërbejnë kësaj çështjeje. Duhet të kemi parasysh që janë disa dosje në një, për CEZ-DIA, një dosje për lobimin në SHBA dhe disa shpenzime spitalore të zonjës Kryemadhi. Të gjitha këto çështje janë mbledhur në një të vetme dhe po hetohet në disa drejtime. Disa prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Kryemadhit jo vetëm që u është bërë kontroll në banesat e tyre, por po u merren dhe celularët,”- tha Klodiana Lala.

Por më tej nuk ka ndarë asnjë detaj lidhur me emrat e personave që janë gjithashtu në lupën e hetuesvëe të SPAK bashkë me çiftin Kryemadhi-Meta./ZËRI

Poll

MOS HUMB