
TIRANË- Nëna e Asqeri Mandrit, 34-vjeçarit që e kishte kthyer banesën në një “Big Brother”, të mbushur me kamera për të vëzhguar gruan ka deklaruar se ai e ka bërë këtë pasi ishte shumë xheloz. Në një intervistë për TCH, nëna e të riut shprehet se sa i përket dhunës ndaj gruas, ai nuk e ka dhunuar, por vetëm shtyrë. Ndërkohë lëshon akuza ndaj nuses së djalit, për të cilën thotë se e kishte planifikuar arrestimin e bashkëshortit. Ndërsa shton se ajo dhe e tradhëtonte.
Nëna e Asqeri Mandrit: Djali ka një vit që është emigrant në Gjermani. U kthye para dy javësh. Nusen nuk e rrahu, por vetëm e shtyu. Ajo ka bërë plan ta fuste në burg. Nusja e tradhtonte. Kjo e shtrënguar nuk ka qenë asnjëherë. Me thënë të drejtën mori rrugën e gabuar. Nëna djalin e dua me grua e fëmijë të jetë mirë… ajo arriti as rrogën nuk e dorëzoi. I la dhe fëmijët dhe iku në punë. Shkonte në punë, unë i bëja të gjitha punët në shtëpi. Çuni tha bëri tre gabime ia fala. Iku çuni jashtë shtetit, i dolën mendtë çunit. Ka 8-9 vjet e martuar. Djali nuk e ka dhunuar. Djali u kthye, i thash mos se e pashë se çfarë po i bënte kjo. Gabime i kam parë sa të duash, i kam mbuluar dhe nuk u kam thënë as kësaj dhe as djalit. E kam parë duke bërë dhe video në krevat… telefonin nuk e hiqte nga telefoni. Dashnor pas dashnori… ma ka fut djalin kot në burg. E kishte pas denoncuar, e ka bërë me plan. Çuni i vuri kamerat, ishte xheloz.
Asqeri Mandri u arrestua këtë të martë nga Policia e Tiranës, pas denoncimit të bashkëshortes së tij se ai e dhunonte sistematikisht. Mandri kishte vendosur kamera sigurie kudo në banesë me qëllim vëzhgimin e çdo lëvizjeje të gruas. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Kodër Kamzës, ku nëna e katër fëmijëve mbahej e mbyllur dhe nën vëzhgimin me kamera nga bashkëshorti i saj për 6 muajt e fundit. Këto muaj ai ishte kthyer nga Gjermania, vend ku punonte për të siguruar të ardhura për familjen./ZËRI