Aktualitet

Kultivoi bimë narkotike, vihet në pranga 59-vjeçari në Roskovec

I moshurari është kapur në flagrancë, teksa ujiste një parcelë me 22 bimë kanabisi.

k.m.
Kultivoi bimë narkotike, vihet në pranga 59-vjeçari në
Pamje nga aksioni

FIER- Një 59-vjeçar në Roskovec është arrestuar nga Policia e Shtetit. I moshurari është kapur në flagrancë, teksa ujiste një parcelë me 22 bimë kanabisi. Bimët narkotike ishin kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte 59-vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISË:


Roskovec/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte, arrestohet 59-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Për rastin u vu në pranga shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh.

Ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte. Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB