
Foto ilustruese
PATRA- Katër persona, mes tyre dy shqiptarë, janë arrestuar në Greqi, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që shpërndante drogë në Ahaia. Sipas autoriteteve grele, gjatë operacionit janë arrestuar katër persona, ndërsa janë sekuestruar sasi kokaine dhe marijuane.
Autoritetet greke bëjnë me dije se hetimi nisi 4 muaj më parë, pasi katër të arrestuariy, 2 grekë dhe 2 shqiptarë, kishin krijuar një grup kriminal dhe shpërndanin sasi të mëdha kokaine në Patra dhe Kato Ahaia.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre, u sekuestruan 700 gramë kokainë, si dhe marijuanë. /ZËRI
Poll