Aktualitet

Kush është prokurori Adriano Dyrmishi që po kërcënon gjyqtaren Arnisa Këlliçi

Adriano Dyrmishi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në vitin 2010 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

F.m
Kush është prokurori Adriano Dyrmishi që po kërcënon
Arnisa Këlliçi, letra dhe Adriano Dyrmishi

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është prokurori Adriano Dyrmishi, për të cilin gjyqtarja Arnisa Këlliçi pretendon se e ka kërcënuar me jetën e dy djemve. Zëri e zbuloi kë të gjë pak ditëm ë parë, por vetë Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, e konfirmoi këtë gjë përmes një letre drejtuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të cilës i kërkoi të deklarojë mungesë kompetence në lidhje me 2 kallëzimet e saj për kërcënim, dhe dërgimin e akteve një prokurorie tjetër më të afërt.

Kush është prokurori Adriano Dyrmishi që po kërcënon
Letra e Këlliçit

Në letër, Këlliçi shkruan se nga dy kërcënimet që i kanë ardhur, njëri është bërë nga prokurori në fjalë, i cili është pjesë e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ajo thekson se kërcënimi i është bërë në mënyrë të tërthortë përmes Kancelarit të Gjykatës dhe se ditën që ka ndodhur, prokurori Dyrmishi ka qenë në zyrën e saj.

Kush është prokurori Adriano Dyrmishi që po kërcënon
Adriano Dyrmishi

Kush është prokurori Adriano Dyrmishi?

Adriano Dyrmishi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore, ndërsa në vitin 2010 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Tiranë ku e ushtron funksionin prej një dekade. Ai e ka kaluar Vettiungun dhe është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në dhjetor të vitit 2020. Ai u vlerësua pozitivisht për profesionalizmin, ndërsa një raport i DSIK për papërshtatshmëri u përmbys nga Komisioni, pasi u gjet i pabazuar në prova.

Kush është prokurori Adriano Dyrmishi që po kërcënon
Adriano Dyrmishi në KPK

Si nisi zanafilla e kërcënimeve?

ZËRI mësoi nga burime të sigurta se prokurori Dyrmishi ka shkuar për të takuar kancelarin e Gjykatës së Tiranës, të cilin e ka kërcënuar, por në bisedë e sipër, ka përmendur Këlliçin.

"Do ta vras edhe atë,"-ka thënë ai. Biseda është e regjistruar dhe kancelari e ka kallëzuar menjëherë. Paralelisht ka njoftuar edhe gjyqtaren. Të nesërmen Këlliçi e ka thirrur prokurorin në zyrën e saj, i cili ka shkuar dhe i ka kërkuar falje e një nder. Prokurori në fjalë ka kërkuar ndihmë nga gjyqtarja për një dosje të trafikut të drogës për disa të arrestuar që ndodhen në burgun e Fushë Krujës, që ajo kishte në dorë e janë ndarë në paqe.

Por në momentin që është marrë vesh se kancelari ka bërë kallëzim, në zyrën e gjyqtares ka shkuar me postë një letër nga burgu i Fushë Krujës, përmes të cilës Këlliçi u kërcënua me jëtën e dy djemve.

 

Poll

MOS HUMB