
TIRANË-Sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare, ku në zonat veriore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.
Pasdite dhe në vijim do të ketë reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.