Aktualitet

Veliaj ankesë për prokurorin Dado/ ILD: Ende nuk është administruar asnjë kërkesë

ILD në një sqarim thekson se Veliaj nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë në këtë institucion për marrjen e masave disiplinore dhe pezullimin e prokurorit, Olsi Dado.

k.m.
Veliaj ankesë për prokurorin Dado/ ILD: Ende nuk është
Erion Veliaj dhe Ols Dado

TIRANË-  Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ka bërë një sqarim pas kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. ILD në një sqarim thekson se  Veliaj nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë në këtë institucion për marrjen e masave disiplinore dhe pezullimin e prokurorit, Olsi Dado. Sipas sqarimit zyrtar, ILD thotë se deri në përfundimin të orarit zyrtar, nuk është administruar ankesë nga Veliaj.

Në përgjigje të interesit, deri në përfundim të orarit zyrtar, nuk është administruar ankesë nga z.Veliaj në ILD. Nëse do ketë ditët e ardhshme, ju të viheni në dijeni,"-njofton ILD.

Sot u bë publike kërkesa që Veliaj do të dorëzojë pranë ILD dhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve. Socialisti pretendon se është në konflikt interesi dhe se nuk duhet që të hetojë çështjen e tij për shkak se ka kontaktuar me të për lejen e një pallati. Ndaj, Veliaj kërkon pezullimin nga detyra dhe masë disiplinore për prokurorin Dado. Kërkesa u bë publike sot por duket se ende nuk është dorëzuar pranë institucioneve./ZËRI

Poll

MOS HUMB