
TIRANË-Ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, si dhe vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore kryesisht në verilindje të vendit nga orët e mesditës. Gjithashtu parashikohet prezencë e mjegullës së dendur.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era hera-herës do të arrijë shpejtësi 8/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër: 1/15
Kukës: -6/8
Lezhë: 5/14
Dibër: -4/11
Durrës: 4/14
Tiranë: 4/15
Elbasan: 3/14
Berat: 1/15
Vlorë: 4/14
Korçë: -4/5
Gjirokastër: -3/15
Sarandë :6/14/ZËRI