Aktualitet

Kushtet 'horror' tek psikiatria e Vlorës, Manastirliu refuzon të përgjigjet

Përgjigjet e Manastirliut ishin të shkurtra dhe ndonjëherë pa sens duke përsëritur sërish të njëjtat gjëra.

E.K
Kushtet 'horror' tek psikiatria e Vlorës, Manastirliu refuzon
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka refuzuar të përgjigjet rreth kushteve skandaloze në Spitalin Psikiatrik të Vlorës. E pyetur jashtë Kuvendi nga “Piranjat” se a ndjen përgjegjësis për kushtet ku trajtoheshin pacientët si ish-shefja e shëndetësisë në vend, kjo ne fundit refuzoi të përgjigjet.

Përgjigjet e Manastirliut ishin të shkurtra dhe ndonjëherë pa sens duke përsëritur sërish të njëjtat gjëra.

Pyetje: Jeni përgjegjëse për gjendjen skandaloze të Spitalit të Vlorës?

Ogerta Manastirliu: Ju kemi kthyer përgjigje zyrtare e dashur dhe do e merrni dhe përgjigjen zyrtarisht. Nëse i keni drejtuar një përgjigje zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë atëherë do ta keni marrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Syri TV (@syri.tv)

Një investigimi i “Piranjave” nxorri në pah kushtet e mjerueshme në të cilat trajtoheshin pacientët e spitalit psikiatrik të Vlorës. Kishte mungesë higjene, shtretërish, dyshekësh, ushqimi, ilaçesh e kushteve të tjera bazë. Deri më tani institucionet shtetërore kanë heshtur./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB