
TIRANË- Rrjeti për Mbrojtjen e Fëmijëve ka reaguar këtë të premte pas investigimit të bërë nga “Zëri.ai” që zbuloi një rrjet pedofilësh dhe manjakësh që përdornin foto dhe video të fëmijëve në “Telegram”. Pre e këtyre grupeve kanë rënë dhe vajzat “VIP” të ekranit.
Përmes një deklarate zyrtare ISIGURT.al dhe CRCA/ECPAT Shqipëri shprehin shqetësimin mbi mungesën e masave nga ana e autoriteteve përgjegjëse në Shqipëri për të mbrojtur fëmijët gjatë navigimit të tyre në internet.
Sipas ISIGURT.al dhe CRCA/ECPAT ndërkohë që të gjitha vendet europiane janë duke marrë masa drastike për të mbrojtur fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimin seksual në internet, autoritetet në vend, por edhe prindërit, janë tërësisht të pandërgjegjësuar për krimet që fëmijët në Shqipëri ndeshin çdo ditë në internet. Pranë i SIGURT çdo ditë raportohen të paktën 2-3 kërkesa për mbyllje faqesh apo profilesh në gjuhën shqipe me përmbajtje të bulizmit ekstrem apo dhunës seksuale ndaj fëmijëve. Ne sot kemi një thirrje të hapur për çdo institucion përgjegjës dhe çdo prind në Shqipëri:
Zëri.ai është media e parë në Shqipëri që ka mundur të investigojë këto grupe, përmbajtjen e palejuar të që shpërndahet në to dhe rrezikun që i kanoset të gjithë shoqërisë.
Personat në këto faqe paguajnë për të marrë foto të vajzave “VIP”, zakonisht në plazh, për t’i edituar si nudo, e më pas për t’i shpërndarë me audiencën që i pret. Pre kanë rënë Luana Vjollca, Belinda Dragot, Ina Pojani, etj. Madje, bëjnë edhe kërkesë kolektive, ku me anë të sondazheve, publiku vendos se kë do të shohë nudo.
Bota virtuale po bëhet gjithnjë e më e frikshme, e të gjithë mund të jenë “viktimë”, që nga fëmijët e pafajshëm që ekspozohen apo bien pre e pedofilëve, tek të rejat që besojnë shumë dhe më pas shantazhohen, e tek personazhet që të vetmin faj kanë që janë persona publikë.
Zëri.ai do ta ndjekë edhe më tej këtë çështje./Zëri.ai