Aktualitet

Laboratori i dokumenteve të falsifikuara në Yzberisht, DETAJE: Klientët paguanin deri në 5 mijë euro

Brenda ambienteve të firmës u gjetën 210 shishe me verë kontrabandë, një zakon i vjetër i pronarit Çlirim Bregu.

f.t
Laboratori i dokumenteve të falsifikuara në Yzberisht, DETAJE:
SENDET E SEKUESTRUARA

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga "laboratori" ku falsifikoheshin dokumente në Tiranë, i zbuluar nga Policia e Tiranës. Pika ku falsifikoheshin vulat ndodhej në Yzberisht dhe gjatë aksionit nga Krimi Ekonomiko-Financiare u sekuestruan dokumente të falsifikuara dhe 37 vula, po të falsifikuara, të institucioneve të ndryshme shtetërore, shqiptarë dhe jo vetëm. 

Si funksiononte baza

Në kompaninë e zbuluar në Yzberisht falsifikoheshin leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore, dëshmi të aftësive profesionale, dëshmi aftësimi profesional për taksi, dëftesa pjekurie, akte të marrjes së tokës në pronësi, e plotë të tjera. Ata që kishin interes për një dokument të tillë fals paguanin nga 500 deri në 5 mijë euro.

Arrestimi i pronarit dhe dy punëtorëve të tij

Policia, pasi ndërhyri brenda ambienteve të biznesit “Uni Trans sh.p.k”, arrestoi Çlirim Bregun 53-vjeç, bashkëpronar në këtë biznes që ushtronte veprimtarinë e paligjshme, i arrestuar dhe skeduar më herët për kontrabandë të verërave. Në pranga përfundoi edhe punonjësi i biznesit, Arben Rushiti, 55 vjeç, dhe 54-vjeçari Fatos Shima, i cili u ndalua në flagrancë duke marrë një certifikatë pronësie të dyshuar të falsifikuar. 

Brenda ambienteve të firmës u gjetën 210 shishe me verë kontrabandë, një zakon i vjetër i pronarit Çlirim Bregu. Ky i fundit, përveç gjithë paligjshmërisë mbi falsifikimin e dokumenteve, nuk kishte të siguruar asnjë prej punonjësve që punonin në firmën e tij. Bregu rezulton i dënuar më parë, pasi në dhjetor 2018 u arrestua pasi tentoi që të fusë në vendin tonë 8 mijë litra verë kontrabandë. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB