Aktualitet

VD/ Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK, shfaqet pa avokat, zbulohet arsyeja

Gjiknuri është paraqitur në SPAK, rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm

E.K
VD/ Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK, shfaqet pa avokat, zbulohet arsyeja
Damian Gjiknuri

TIRANË- Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri është paraqitur në ambientet e SPAK mëngjesin e kësaj të premteje.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se deputeti socialist do të merret në pyetje nga ana e SPAK, sa i takon dosjes së inceneratorëve, për të cilën mbetet ende në kërkim ish-numri 2 i qeverisë Arben Ahmetaj. Gjiknuri ka shkuar në ambientet e SPAK, pa praninë e avokatëve të tij mbrojtës.

Sa i takon çështjes së inceneratorëve, vetë Gjiknuri është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë me Prokurorinë, sa herë që një gjë e tillë do t’i kërkohet prej tyre.

Si implikohet Gjiknuri në dosjen për inceneratorët

SPAK ka gjetur në kompjuterin e biznesmenit në arrati Klodian Zoto dy rezervime hotelesh në Vienë dhe Frankfurt për Damian Gjiknurin, ish-ministër i Energjisë dhe aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste në vitin 2014. Vetë Gjiknuri ka deklaruae se nuk ka fjetur asnjëherë në hotelet e paguara nga bizmesmenët e inceratorëve, megjithëse u shpreh i gatshëm që të bashkëpunojë me drejtësinë. Ndërkohë Gjikuri ka refuzuar që ti përgjigjet gazetarëve kur është pyetur më herët, nëse është takuar ndonjëherë me biznesmenët Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Çfarë thuhet në dosjen e SPAK

Sipas fakteve të mbledhura nga hetimi i SPAK, Zoto ka paguar për Gjiknurin Hotelin Mariot me vlerë 147 mijë lekë. “…emaili i agjencisë xxx me titull ‘hoteli i mr Gjiknuri‘” shkruhet në dokumentin e prokurorisë. “…Ky email më datë 08.02.2014 ora 07.45.51 i është përcjellë nga Damiani emailit të Klodian Zotos", thuhet në dosje.

Gjiknuri ishte nisur në këtë rast për në Shtetet e Bashkuara në një udhëtim zyrtar.

Në rastin e dytë, një hotel në Vienë është paguar në emër të Gjiknurit nga Klodian Zoto. Në këtë udhëtim, Gjiknuri ishte me mision zyrtar, negociatat me kompaninë çeke të energjisë elektrike, CEZ për riblerjen nga shteti shqiptar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Por prokuroria thotë se një projekt tjetër nga ana e Zotos dhe Mërtirit ka qenë objekt i bisedimeve – një kontratë koncesionare për instalimin e mbi 1 milionë matësave të energjisë elektrike. Prokuroria vëren se nga informacioni i marrë nga bankat e nivelit të dytë, Zoto bëri pagesa me vlerë mijëra dollarë në një hotel në Vienë me një opsion që sugjeron se ai ka qenë fizikisht atje dhe se karta nuk është përdorur online.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB