LIVE UPDATES

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, shkak prishja e pazareve për kanabisin. Autori në arrati

➤ Të shtëna me armë zjarri tek Kryqëzimi i Golemit në Shkodër. ➤ Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. ➤ Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person, Renaldo Kola, 29 vjeç. ➤ Autori Marjo Kroni dhe Renaldo Kola 29 vjeç janë takuar, pasi Kroni kishte një konflikt me vëllanë e Kolës për prishjen e pazareve të kanabisit. ➤ Të dy po udhëtonin në dy automjete të ndryshme “Audi”. Në momentin që kanë ndaluar për tu sqaruar, sherri mes tyre ka agravuar dhe Kroni ka nxjerrë armën e zjarrit. ➤Ai ka qëlluar 4 herë në drejtim të 29-vjeçarit duke e lenë të plagosur. ➤Autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat, kanë parë Kolën të shtrirë dhe kanë njoftuar autoritetet. ➤Kola është në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

4 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

DINAMIKA-VIDEO/ Kroni kishte konflikte me vëllanë e Kolës për paratë e kanabisit, u takuan për tu sqaruar

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, shkak prishja e pazareve
Foto nga vendi ku ndodhi plagosja

SHKODËR- Zbardhet dinamika e plagosjes me armë zjarri në Shkodër. Marjo Kroni dhe Renaldo Kola 29 vjeç janë takuar në rrugën kryesore të fshatit Golem këtëpasdite. Qëllimi i takimit ishte sqarimi, pasi Kroni kishte një konflikt me vëllanë e Kolës për prishjen e pazareve të kanabisit. Të dy po udhëtonin në dy automjete të ndryshme “Audi”.

Në momentin që kanë ndaluar për tu sqaruar, sherri mes tyre ka agravuar dhe Kroni ka nxjerrë armën e zjarrit. Ai ka qëlluar 4 herë në drejtim të 29-vjeçarit duke e lenë të plagosur. Autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat, kanë parë Kolën të shtrirë dhe kanë njoftuar autoritetet. Kola është në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

9 MUAJ ME PARE

Plagosja në Shkodër, banorët dëgjuan të shtëna armësh dhe njoftuan policinë

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, shkak prishja e pazareve
Foto Ilustruese

SHKODËR- Është e paqartë ajo që ka ndodhur në Shkodër mes një grupi të rinjsh që përfundoi me plagosjen me armë zjarri të njërit prej tyre. Renaldo Kola, 29 vjeç është dërguar në spital me plagë të shkaktuara nga të shtënat me armë, ndërsa autori Marjo kroni vijon të jetë në arrati.

Kanë qenë banorët e Golemit në Shkodër ata që kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe kanë njoftuar autoritetet.

Njoftimi: Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se  shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin  R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen  e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

9 MUAJ ME PARE

EMRI/ Kush është i riu që u plagos me armë zjarri në Shkodër

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, shkak prishja e pazareve
Foto Ilustruese

SHKODËR- Renaldo Kola, 29 vjeç, është personi që ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në zonën e njohur si Kryqëzimi i Golemit. Nga ana tjetër, autoritetet kanë identifikuar autorin, Marjo Kroni, i cili lëvizte me furgon të bardhë. Deri më tani raportohet se bëhet fjalë për një sherr momental që ka degraduar në përdorimin e armëve. Nuk dihen ende detaje nga gjendja shëndetësore e Kolës.

9 MUAJ ME PARE

Identifikohet autori i plagosjes në Shkodër, lëvizte me furgon të bardhë

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, shkak prishja e pazareve
Foto Ilustruese

SHKODËR- Është identifikuar autori i plagosjes në Shkodër. Mësohet se bëhet fjalë për Marjo Kronin, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Kroni u pikas nga kamerat e sigurisë në zonën e Golemit të Shkodrës, teksa qarkullonte me një furgon të bardhë.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit apo detaje nga gjendja e tij shëndetësore. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB