
KAMËZ- Jetmir Koleci ka tentuar që të vrasë me armë zjarri dy vëllezërit Ilir dhe Astrit Halili. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën "OSBE", në Kamëz. ZËRI ka mësuar se 33-vjeçari Jetmir Koleci ka lëvizur rreth 3-4 herë me mjetin e tij në rrugën "OSBE" ku ka ndodhur ngjarja dhe ka xhiruar gomat para pallatit ku jetonin vëllezërit.
Pasi ka kaluar poshtë pallatit të tyre, vëllezërit Ilir dhe Astrit Halili kanë dalë për ta sqaruar, por në këtë moment Koleci i ka nxjerrë armën dhe i ka qëlluar. Ka dyshime se Koleci ka qëlluar nga frika në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi në këmbë duke braktisur edhe mjetin tip “Golf”. 33-vjeçari vijon ende të mbetet në arrati, ndërsa Policia e ka shpallur në kërkim.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 24.12.2023, në rrugën "OSBE", në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip "Golf", i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI