Aktualitet

Hynin pa kontroll/ Bllokohen kamionat në Kakavijë

Ka dyshime se përgjegjësi i doganës, doganierë dhe efektivë janë të përfshirë në një skemë korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

f.t
Hynin pa kontroll/ Bllokohen kamionat në Kakavijë
Pamje nga vendngjarja

GJIROKASTËR- 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra kaluan pa kryer kontrollet e nevojshme në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. "Weblajm" ka siguruar pamjet ekskluzive të kamionëve të sekuestruar së bashku me mallrat që transportonin drejt vendit tonë.

Ka dyshime se përgjegjësi i doganës, doganierë dhe efektivë të Policisë Kufitare janë të përfshirë në një skemë korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash. Ndaj edhe lidhur me aksionin në pranga kanë përfunduar përgjegjësi i turnit Ardit Abrija dhe doganieri fizik, Eliod Shurdhaj. Po ashtu, janë vendosur në pranga edhe 6 shoferët e mjeteve që nuk kontrolloheshin, ndërsa janë shpallur në kërkim 4 doganierë të tjerë. Bëhet fjalë për Arben Marvataj (doganier i parkimit) si dhe 3 punonjësit e anti-kontrabandës Astrit Xhaxha, Arjan Mustafaj Fatjon Osmani.

Operacioni i urdhëruar nga Prokuroria e Gjirokastrës, nisi prej mëngjesit të së shtunës deri në orët e para të së dielës, u zhvillua edhe me ndihmën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. AMP kishte marrë informacione dhe denoncime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive. Lidhur me aksionin ka pasur një reagim edhe nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Në rrjetet e tij sociale ai shkruan se goditja e realizuar së fundmi, është mesazh për të gjithë ata që u shkon në mendje që të marrin shuma të caktuara monetare në këmbim të shkeljes së detyrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB