
HIMARË- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen. Ky veprim i Goros vjen pak ditë pasi Kryeministri Edi Rama i kërkoi të largohej nga drejtimi i Bashkisë.
Gjithashtu raportohet se Rama do të vendosë një tjetër kryebashkiak në detyrë nga radhët e Partisë Socialiste, duke mënjanuar kështu Belerin, i cili pavarësisht se fitoi zgjedhjet vendore të 14 majit, ndodhet në burg që prej 12 majit, pasi SPAK e ka vënë nën akuzë për shitblerje votash.
Vetë Beleri, edhe pse pas hekurave ka përshëndetur “hapat” e Kryeministrit Edi Rama me një postim në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër mediat greke shkruajnë se synimi është të sigurohet që kryebashkiaku i përkohshëm të zgjidhet përpara vitit të ri dhe ky veprim konsiderohet si një katalizator potencial për rivendosjen e një ekuilibri në marrëdhëniet greko-shqiptare./ZËRI