Autorët ishin 3, as nuk zbritën nga makina! Ç'dimë deri më tani për atentatin në Don Bosko, arma e harruar në mjetin e djegur

TIRANË- Zbardhen detaje nga atentati tek 'Don Bosko', ku të plagosur mbetën Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Të dy të plagosurit kanë qenë të ulur bashkë në një tavolinë në momentin e sulmit, pasi raportohet se kanë lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. Edhe pse kanë qenë të dy, autorët i janë afruar me makinën tip "Golf" që më pas e dogjën në Institut.
Më shumë detaje për ngjarjen dha kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj, i cili nga vendi i ngjarjes bëri me dije për mediat se në vendngjarje janë sekuestruar 7 gëzhoja dhe se dyshohet se kanë qenë 3 persona që kanë marrë pjesë në atentat. Sipas tij, autorët nuk kanë zbritur fare nga mjeti dhe kanë qëlluar me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar zhurmë të shtënash. Po sipas tij, e gjithë ngjarja është e filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë.
Deri më tani mendohet se shënjestra e atentatit ka qenë Kastriot Elezaj, 45 vjeç, pasi ky i fundit ka precendetë penalë, megjithatë hetimet kanë nisur dhe pritet që t'u merret dëshmi edhe të plagosurve që aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës. Ndërsa nga inspektimi në mjetin e djegur është gjetur edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur nga autorët, e cila është dërguar që të ekzaminohet./ZËRI
Mbeti i plagosur në atentatin e "Don Boskos", ky është 22-vjeçari Renaldo Metushi

DON BOSKO- Ky është 22-vjeçari Renaldo Metushi që u plagos sot në atentatit e dyfishtë në zonën e Don Boskos.

I riu është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri drejt lokalit, ku po konsumonte kafenë 45-vjeçari, Kastriot Elezaj, i cili është plagosur në krah dhe në mushkëri.
45-vjeçari ka qenë i dënuar më parë në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe pasi ka mbaruar dënimin, është rikthyer në Shqipëri.
Ndaj paraprakisht e shkuara e tij dyshohet se është bërë shkak për atentatin e sotëm. Ndërsa makina që është përdorur nga autorët është gjetur e djegur në zonën e Institutit. /ZËRI
FOTO- Plagosja e dyfishtë në Don Bosko, dalin pamjet e automjetit të djegur në Institut

DON BOSKO- Gjendet e djegur makina që përdorën autorët e atentatit që ndodhi sot në zonën “Don Bosko” në Tiranë.
Sipas pamjeve të mëposhtme mjeti, një makinë tip “Golf 5” është gjetur e djegur në Institut.

Nga atentati mbetën të plagosur Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç. 45-vjeçari ka qenë i dënuar më parë në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe pasi ka mbaruar dënimin, është rikthyer në Shqipëri. Ndaj paraprakisht e shkuara e tij dyshohet se është bërë shkak për atentatin e sotëm, që fatmirësisht nuk ka qenë fatal për asnjë prej të plagosurve.
Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën, Metushi ka marrë plagë në këmbë, ndërsa 45-vjeçari ka marrë plumb në krah dhe në mushkëri. /ZËRI
Tjetër i pafajshëm 'pre' e plumbave! Shënjestra e atentatit në Don Bosko ishte Kastriot Elezaj (E SHKUARA KRIMINALE)

TIRANË- Dy persona janë plagosur sot në Don Bosko pas një atentati me armë zjarri. Të plagosur kanë mbetur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Nga të dy vetëm Elezaj ka precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa Metushi ishte thjesht kamarieri i lokalit ku ndodhi atentati ndaj 45-vjeçarit.
45-vjeçari ka qenë i dënuar më parë në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe pasi ka mbaruar dënimin, është rikthyer në Shqipëri. Ndaj paraprakisht e shkuara e tij dyshohet se është bërë shkak për atentatin e sotëm, që fatmirësisht nuk ka qenë fatal për asnjë prej të plagosurve.
Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën, Metushi ka marrë plagë në këmbë, ndërsa 45-vjeçari ka marrë plumb në krah dhe në mushkëri./ZËRI
Plagosja e dyfishtë në Don Bosko, gjendet e djegur makina e autorëve

DON BOSKO- Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e dyfishtë me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë. Raportohet se autorët e sulmit u larguan me një makinë tip “Golf 5”, e cila është gjetur e djegur në zonën e Institutit.
Nga ky sulm me armë zjarri, mbeti i plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, të kishin qenë duke konsumuar një kafe në një nga lokalet e zonës.
Plumbat e kanë kapur në gjoks Metushin, ndërsa Elezaj i ka marrë plagët në këmbë. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Por të dy të plagosurit ndodhen për momentin në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve. /ZËRI
Detaje nga plagosja e dyfishtë në Don Bosko/ Të plagosurit po pinin kafe, autori i qëlloi me armë

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e dyfishtë me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë. Dy të plagosurit, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi kishin qenë duke konsumuar një kafe në një nga lokalet e zonës, kur autori duke ecur në këmbë ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre. Sipas dëshmitarëve, autori mbante një kapele, dhe pas sulmit është larguar me motor nga vendngjarja.
PAMJE NGA VENDI I NGJARJES:
Plumbat e kanë kapur në gjoks Metushin, ndërsa Elezaj i ka marrë plagët në këmbë. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Por të dy të plagosurit ndodhen për momentin në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve./ZËRI
EMRAT- Kush janë dy të plagosurit në Don Bosko, Metushi ka plagë në gjoks

TIRANË- Renaldo Metushi dhe Kastriot Elezi janë të dy të plagosurit me armë zjarri në Don Bosko. Burime për ZËRI-n bëjnë me dijë emrat e dy personave të plagosur me armë zjarri në Tiranë. Detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ende nuk dihen, por është mësuar se 22-vjeçari Metushi është plagosur në gjoks me armë zjarri, ndërsa Elezi ka marrë plagë në këmbë./ZËRI
2 të plagosur në Tiranë, Policia jep detaje: Ndodhi pranë OSHEE

TIRANË- Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para lidhur me plagosjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë. Siç bëhet me dije nga njoftimi zyrtar, ngjarja ka ndodhur në afërsi të godinës së OSHEE, ku të plagosur në rrethana që ende nuk dihen kanë përfunduar 2 persona. Deri më tani, të plagosurit janë identifikuar me inicialet dhe janëK. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç. Por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.