Aktualitet

Saimir Tahiri paraqitet në SPAK: S'kam asgjë për të thënë

Tahiri ka qenë i shoqëruar sot nga avokati i tij, Maks Haxhia.

k.m.
Saimir Tahiri paraqitet në SPAK: S'kam asgjë për të
Saimir Tahiri në SPAK

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur mesditën e sotme pranë ambienteve të SPAK. Fillimisht, Tahiri ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, por më pas ka vazhduari vetëm në ambientet e brendshme të godinës. Saimir Tahiri është thirrur sot në SPAK nga prokurori Elvin Goga në lidhje me një hetim pasuror që ka nisur ndaj tij.

Pas thuajse 2 orësh e gjysmë, Tahiri u pyet nga mediat lidhur me arysen e thirrjes, por ish-ministri u përgjigj thjeshtë: Nuk kam asgjë për të thënë!

MOMENTI ME VIDEO:

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ishte dënuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe u lirua nga burgu pas 1 viti e 6 muaj, ku pjesën e mbetur të dënimit po e kryen në shtëpi./ZËRI

Poll

MOS HUMB