Aktualitet

Vrasje në Shkodër, i riu ekzekutohet pas sherrit në lokal

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i ri në Shkodër, rreth orës 22.00 të mbrëmjes së të enjtes.

Zeri
Vrasje në Shkodër, i riu ekzekutohet pas sherrit në lokal
Viktima, Valter Firerza dhe vendngjarja

SHKODËR- Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i ri në Shkodër, rreth orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme. "Zëri.ai" bën me dije se viktima është identifikuar si Valter Fierza, 33 vjeç, i cili nga të dhënat paraprake nuk ka precedentë penale.

Vrasje në Shkodër, i riu ekzekutohet pas sherrit në lokal
Valter Fierza

Viktima është gjetur nga familjarët i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij, të cilët më pas kanë njoftuar Policinë. Paraprakisht mësohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në lokalin e fshatit.

Policia deri tani nuk ka mundur që të identifikojë apo të vërë në pranga autorin/autorët e mundshëm të vrasjes.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,”- bën me dije Policia.

Poll

MOS HUMB