Aktualitet

Lufta në Lindjen e Mesme rriti çmimin e naftës, Ministria e Financave ngre Task Forcë për ndalimin e abuzimeve

Plani operacional për ngritjen e një Task Force të përbashkët mes dy institucioneve u vendos gjatë takimit të zhvilluar këtë të mërkurë mes Ministrit të Financave, Petrit Malaj me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj. 

zh.ll
Lufta në Lindjen e Mesme rriti çmimin e naftës, Ministria e
pamje nga takimi-petrit malaj

TIRANË- Ministria e Financave ka vendosur të krijojë një Task Force të përbashkët mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila do të monitorojë sektorin e hidrokarburve për të parandaluar rritjet abuzive të çmimeve të karburanteve.

Plani operacional për ngritjen e një Task Force të përbashkët mes dy institucioneve u vendos gjatë takimit të zhvilluar këtë të mërkurë mes Ministrit të Financave, Petrit Malaj me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj. 

Ministri Malaj deklaroi se çmimet do të jenë në monitorim nga këto dy institucione, në mënyrë që të mos ketë rritje abuzive të tyre në sektorin e tregtimit të hidrokrabureve me shumicë apo dhe me pakicë. Të dyja institucionet do të koordinohet, duke ndjekur hapat që nga vlerësimi me risk i operatorëve. Ndër të tjera, Malaj deklaroi se do të ketë kotroll fizik, përveç atij të të dokumentacionit doganor apo tatimor. 

“Kemi marrë shkas për ngritjen e këtij grupi operacional nisur edhe nga konfikti më i fundit midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, konflikt që ka ndikuar në çmimet e hidrokabureve. Çmimet do të jenë në monitorim nga këto dy institucione, në mënyrë që të mos kemi rritje abuzive të tyre në sektorin e tregtimit të hidrokrabureve me shumicë apo dhe me pakicë. Sot kemi dakordësuar se cilat do të jenë hapat që do të ndiqen nga këto dy institucione, duke filluar që nga vlerësimi me risk i operatorëve që operojnë në këtë sektor, por nga ana tjetër edhe duke marrë informacione nga tregu përsa i përket abuzimeve potenciale që mund të ndodhin. Kontrolli do të fokusohet jo vetëm në kontrollin e dokumentacionit doganor apo tatimor, por edhe në kontrollin fizik të sasive të hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë”, u shpreh Ministri Malaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja, ka bërë të ditur se kontrollet do të shtrihen në të gjithë territorin. Ndërsa, nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, njoftoi se tashmë është nisur analiza e riskut dhe se përvoja nga operacionet e mëparshme ka ndihmuar në identifikimin e problematikave konkrete në këtë sektor. /ZËRI

Poll

MOS HUMB