
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 persona, 5 prej të cilëve arrest në burg e 4 arrest në shtëpi lidhur me mashtrimin përmes mikro kredive dhe përmbarimit. Ata akuzohen për vjedhje dhe shpërdorim detyre, ndërsa denoncimi ishte bërë për skema mashtruese dhe piramidale me mijëra qytetarë.
ARREST NË BURG:
1 – Aldo Daka “Arrest në burg”
2 – Albert Gega “Arrest në burg”
3 – Edmond Mato “Arrest në burg”
4 – Arben Meskuti “Arrest në burg”
ARREST NË SHTËPI:
1 – Jorsida Dervishi ‘Arrest në shtëpi’
2 – Alketa Tanushi “Arrest në shtëpi”
3 – Kejda Seferi “Arrest në shtëpi”
4– Elda Ibro ‘Arrest në shtëpi’
Ndërsa në kërkim është shpallur Alban Kote Shumica e emrave të mësipërm janë pronar të shoqërive përmbarimore ose administrator të subjekteve. Njëra nga të dyshuarat Jordisa Dervishi ka deklaruar para gjyqtarëve se është larguar nga puna si përmbaruese në 2016.
“Më caktoni masë në 2024 për një fakt që nuk e di. Tani unë jam avokate. Më thoni cfarë kam bërë, për cilën dosje e keni fjalën”, ka thënë ajo.
SUBJEKTET MASHTRUESE:
1. Micro Credit Albania
2. ADCA
3. SHP Zig
4. FS
5. FLASH
Gjatë ditës së djeshme edhe Banka e Shqipërisë, mori më në fund vendimin për revokimin e licensave për kompanitë jo banka, që administronin kreditë e këqija. Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe ka dërguar në SPAK për hetime të mëtejshme përgjegjësinë e mundshme penale të zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, përfshirë guvernatorin Gent Sejko, i cili dyshohet se nuk ka vepruar në kohë për të ndaluar abuzimet e MCA.
Sipas prokurorëve, Sejko ka dërguar grup inspektimi te MCA në vitin 2020 ndërsa ka ndërmarrë masa për bllokimin e pjesshëm të aktivitetit të saj vetëm dy vjet pasi inspektorët e BSH kishin vërejtur probleme në administrimin e kompanisë./ZËRI