Aktualitet

Mashtronte qytetarët përmes “Booking”, vihet në pranga 42-vjeçari nga Vlora

Përmes kësaj platforme 32-vjeçari kishte mundur të futej në adresën e një hoteli në Tiranë dhe u dërgonte e-mail qytetarëve duke i mashtruar online, me qëllim përfitimin e parave.

a.l
Mashtronte qytetarët përmes “Booking”, vihet në
Foto ilustruese

VLORË- Policia e Vlorës ka vënë sot në pranga një 42-vjeçar, i cili akuzohet për mashtrim. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me iniciale F.A., banues në Vlorë, i cili siç bëjnë me dije blutë, mashtronte qytetarët përmes “Booking”, platformë që shërben për rezervime të hoteleve, apo banesave me qera ditore/mujore.

Përmes kësaj platforme 32-vjeçari kishte mundur të futej në adresën e një hoteli në Tiranë dhe u dërgonte e-mail qytetarëve duke i mashtruar online, me qëllim përfitimin e parave.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Man in the middle”, njofton policia. / Zëri.ai

Poll

MOS HUMB