Aktualitet

Maskoi 'shtëpinë e barit' si dyqan rrobash luksoze, pranga shqiptarit në Britani (EMRI)

Avokati tha se Muça kishte mbërritur në Britani i joshur nga rrjetet sociale, ku kishte parë për jetën luksoze që bëhej në Perëndim.

f.t
Maskoi 'shtëpinë e barit' si dyqan rrobash luksoze, pranga
foto ilustruese

BRITANI E MADHE-Një i ri shqiptar është kapur duke kultivuar kanabis në një shtëpi në Cardiff të Uellsit. 22-vjeçari Amet Muça u kap duke u kujdesur për rreth 130 bimë kanabisi brenda banesës të cilën e kishte përshtatur që të ngjante si një dyqan luksoz rrobash.

Në gjyq, avokati i tij mbrojtës tha se Muça kishte mbërritur në Britani i joshur nga rrjetet sociale, ku kishte parë për jetën luksoze që bëhej në Perëndim. Sipas policisë, vlera e kanabisit, nëse do të hidhej në treg, do të shkonte rreth 84,480 paund.

Gjykatësja vendosi ta dënojë Muçën me 8 muaj burg dhe dëbim në Shqipëri pas përfundimit të dënimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB