
TIRANË- Familja e Alfred Vishës, shqiptarit që fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit që ndodhi në Hamburg të Gjermanisë, ku u shemb skela në katin e tetë të një godine kërkojnë ndihmën e shqiptarëve. Përmes një reagimi ata kanë shpërndarë një numër llogarie ku kërkojnë që shqiptarët të bëhen bashkë për të përballuar shpenzimet e spitalit.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital të Hamburgut, shpenzimet e të cilit janë të papërballueshme nga familjarët. Alfred Visha është baba i tre fëmijëve të mitur ndërsa të dy prindërit i ka në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Në atë kantier fatkeq ndërtimi, ndodhej për punë edhe një nga djemtë e familjes Visha, Alfredi, pikërisht i plagosuri në fjalë, me gjendje tepër kritike për jetën, në një nga spitalet e Hamburgut! 34-vjecari, prindër i 3 femijëve të vegjel, i biri i dy prindërve me probleme shëndetësore, si edhe ekonomike, e kanë te pamundur të vazhdojnë të paguajnë shpenzimet për trajtimin e tij! Do donim ta bënim publik si rast, me shpresë se do jetë një ndihmesë e madhe për familjen”, thuhet në reagim.
REAGIMI:
Pershendetje,
Sic me siguri keni degjuar, para disa diteve ndodhi nje aksident i tmerrshem ne Hamburg te gjermanise, ku humben jeten 4 Shqipetare, dhe u plagos rende nje tjeter! Ne ate kantier fatkeq ndertimi, ndodhej per pune edhe nje nga djemte e familjes Visha, Alfredi, pikerisht i plagosuri ne fjale, me gjendje teper kritike per jeten, ne nje nga spitalet e Hamburgut! 34 vjecar, prinder i 3 femijeve te vegjel, i biri i dy prinderve me probleme shendetsore, si edhe ekonomike, e kane te pamundur te vazhdojne te paguajne shpenzimet per trajtimin e tij! Do donim ta benim publik si rast, me shprese se do jete nje ndihmese e madhe per familjen.
Me shprese e sy tek Zoti, familja po ashtu ka hapur nje llogari bankare ne Shqiperi, per secilindo qe ka mundesi, dhe kerkon ti ndihmoje ata.
LLOGARIA NE EURO:
Etleva Hajredin VISHA
Raiffeisen Bank
AL07202170020000000021954013
LLOGARIA NE LEK:
Etleva Hajredin VISHA
Raiffeisen Bannk
AL22202170020000000011954013
Per cdo pyetje apo detaj tjeter, jemi ne cdo moment plotesisht te hapur!
Ju faleminderit perzemersisht
Familja Visha
Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity më 30 tetor. Si pasojë e aksidentit të rëndë humbën jetën tre shqiptarë: Albert Zorba, Astrit Gjeka dhe Ruzhdi Hoxha./Zëri.ai