Aktualitet

Me barrelë në krahë! Policët evakuojnë pacientët e QSUT-së përmes shkallëve

Policët, por edhe mjekët mbajtën në krah pacientët.

D.XH
Me barrelë në krahë! Policët evakuojnë pacientët e
QSUT

TIRANË – Kanë dalë pamjet nga incidenti i ndodhur sot në mëngjes në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Nga zjarri i rënë në spital, me dhjetëra pacientë janë evakuuar nga ambientet e Urgjencës dhe në pavionet e tjera pranë.

Mjekët kanë përdorur forcën fizike për të mbajtur pacientët përmes shkallëve, me qëllim që të mos asfiksohen nga tymi.

Flakët nisën rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit në katin -1, ku ndodheshin disa bateri, të cilat shkaktuan tym në ndërtesë. Në vendngjarje kanë arritur zjarrfikëset e Tiranës. Pas ndërhyrjes, zjarri u vu nën kontroll./ZËRI/

Poll

MOS HUMB