Aktualitet

'Më jep 10 mijë euro'/ Punonjësja e paraburgimit të Vlorës denoncon zv.drejtorin

Fjona Canodemaj pretendon se ky i fundit i ka kërkuar 10 mijë euro që të qëndronte në vendin e punës.

k.m.
'Më jep 10 mijë euro'/ Punonjësja e paraburgimit
Paraburgimi i Vlorës

VLORË- Punonjësja e paraburgimit të Vlorës, Fjona Canodemaj ka bërë një denoncim publik ndaj zv.drejtorit të institucionit ku ajo punon, Gentian Manellarin. Ajo pretendon se ky i fundit i ka kërkuar 10 mijë euro që të qëndronte në vendin e punës. Sipas "BW", pas ndryshimit të drejtorit pak ditë më parë, zv/drejtori i institucionit Gentian Manellari ka kërkuar para nga përgjegjësja e çështjeve Shoqërore. 

'Më jep 10 mijë euro'/ Punonjësja e paraburgimit
Gentian Manellari

Cenodemaj pretendon se kërkesa për ryshfet i është bërë në datën 10 nëntor, në një lokalë në Nartë, teksa ishin në shoqërinë e farmacistit të institucionit Dritan Fejza. Po ashtu, ajo ka shtuar se nuk e kishte marrë seriozisht kërkesën, por 3 ditë më pas i është komunikuar zbritja në detyrë, nga drejtuese në specialiste. Në denoncimin publik, ajo kërkon që të merren kamerat e lokalit që është në afërsi të Nartës si dhe të pyetet dëshmitari i bisedës që ka pasur me epronin e saj. 

Hetimet për ngjarjen kanë nisur, e po ashtu edhe farmacisti është marrë në pyetje, por nuk dihet çfarë ka deklaruar. Ndërkohë që nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB