Aktualitet

‘Më urrejnë të gjithë’, babai i Klered Bozhanajt zbulon konfliktin në Itali

Që pas kthimit nga Italia 42-vjeccari kishte shfaqur probleme me depresionin, ndërkohë që nuk kishte pranuar që të shkonte për të bërë vizita mjekësore.

E.K
‘Më urrejnë të gjithë’, babai i Klered Bozhanajt
Incidenti i Bozhanit ne Itali

TIRANË- Dëshmia e babait të Klered Bozhanajt, se djali i tij kishte shfaqur çrregullime të shëndetit mendor pasi ishte kthyer nga Italia, shton dyshimet se autori i plagosjes së efektivit Edlir Alleshi të mos jetë i qëndrueshëm. Ekspertët po presin përgjigjen e kontrolleve që i janë bërë 42-vjeçarit, që plagosi me armë zjarri punonjësin e policisë pasditen e të mërkurës në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Babai i tij është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ku ka zbuluar se Kleredi ishte kthyer nga Italia pas një konflikti që kishte pasur me punëdhënësin e tij, ndërkohë që autoritetet e policisë vendase kishin mbajtur anën e pronarit. Kjo sipas babait të tij ishte bërë shkak që ai të ushqente një urrejtje të vazhdueshme në drejtim të policisë italiane.

Sipas dëshmisë së babait, gjatë jetesës në banesë ai kishte vënë re se Kleredi ka qenë i paekuilibruar në biseda dhe i kishte kërkuar që të bënte një vizitë te mjekët psikiatër.

Por Klered Bozhanaj e kishte refuzuar vazhdimisht kërkesën e babait.

I ati i Klered Bozhanaj ka deklaruar para hetuesve se nga bisedat e zhvilluar ndërmjet tyre, kishte konstatuar se i biri kishte krijuar bindjen se nuk e donte askush dhe se të gjithë e urrenin. “Mua nuk më do asnjë njeri”, mësohet të jetë shprehur Bozhanaj, i cili lëvizte me armë me vete, deri sa u pikas dhe nja një patrullë e ‘Shqiponjave’ në lagjen ku banonte.

Edhe sa i takon dëshmive të vetë 42-vjeçarit ai ka qenë vazhdimisht në gjendje konfuze dhe madje ka pretenduar se ishte “komandant i Pentagonit”. Tashmë grupi hetimor është në pritje të një ekspertize për të vlerësuar gjendjen e shëndetit mendor të Bozhanajt, ndërkohë që paraprakisht ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes së punonjësit të policisë e mbetur në tentativë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB