
BEOGRAD – Ngjarjet e rënda të ndodhura në veriun e Kosovës gjatë të dielës janë komentuar gjerësisht nga mediat në Serbi.
Mediat serbe kanë mbajtur qartësisht anën e Vuçiç, me një propagandë përtej reales. Disa prej këtyre mediave e kanë cilësuar madje Policinë e Kosovës si “terroriste”.
Portali “Alo” shkruan se “terroristët e Albin Kurtit vrasin serbët”. Edhe “Informer” shkruan se “duart e Kurtit janë mbuluar me gjak”.
Informer shkruan se “serbët janë të frikësuar për atë që ka ndodhur në Bajska dhe se ata nuk po dalin as jashtë shtëpive të tyre”. Sipas kësaj medieje, terrorizmin në Bajska “e ka mbjellë Kurti”.
“Ne kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Mund të na vrasësh të gjithëve. Ju mund të bëni çfarë të doni. Dhe harrojeni njohjen e Kosovës, formalisht apo joformalisht! Ne jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë”, citon media serbe Aleksandër Vuçiçin.
Në artikull, thuhen fjalët më të ashpra në drejtim të Albin Kurtit. Serbët e përshkruajnë kryeministrin e Kosovës si “gënjeshtar, krijues të kaosit dhe ferrit në Kosovë”.
Titujt e mediave serbe për ngjarjen e rëndë të së dielës, kanë bërë që analisti boshnjak Vedran Dzihiç të reagojë. Ai thotë se titujt janë nga një univers paralel i Serbisë.
Tag eins nach dem Angriff der bewaffneten Gruppe der Serben im Norden des #Kosovo in serbischen Boulevardmedien:
— Vedran Dzihic (@vedrandzihic) September 25, 2023
„Terroristen von Kurti töten Serben.“
„Blut klebt an den Händen von Kurti.“
Etc.
Willkommen im Propaganda-Paralleluniversum des Regimes in #Serbien. pic.twitter.com/Ln1676oliS
Mediat serbe, sidomos ata të varura nga presidenti Aleksandër Vuçiç, kanë vijuar propagandën që kishte nisur më herët kreu i shtetit serb.
Vuçiç, në një deklaratë të mbajtur përpara mediave u përpoq t’ia lërë fajin Kurtit për atë që kishte ndodhur, duke thënë se kryeministri i Kosovës ishte fajtori. Ai tentoi po ashtu që të justifikojë sulmet ndaj Policisë së Kosovës./Zëri.ai/