
VLORË- Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës, prej 2 javësh, është përfshirë nga flakët.
Qyteti bregdetar është “zgjuar” sot në mëngjes, nën ‘pushtetin’ e tymit dhe erës së keqe.
Rrugët e landfillit u mbuluan nga tymi, për shkak të zjarrit që vazhdon.
Edhe pse situata vijon prej kohësh, autoritetet nuk kanë marrë masa.
Edhe gjatë kësaj vere, vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Vlorë, u përfshbi nga flakët.
Flakët rrezikuan edhe banesat aty pranë. Edhe pse u shua përkohësisht, vatrat e zjarrit janë aktivizuar sërish.
Menaxhimi i plehrave vazhdon të jetë një problem për qytetin e Vlorës. Grumbullimit i është vënë flaka disa herë dhe deri tani, asnjë person nuk është arrestuar.
Bashkia Vlorë ka paralajmëruar disa herë se ky grumbullim plehrash do të mbyllet shumë shpejt, për t’i hapur rrugë hapjes së një landfilli të ri. Mirrëpo, kjo gjë ende nuk ka ndodhur. /Zëri.ai/