
Shpërthen pusi i naftës në Fier
FIER- Një pus nafte ka shpërthyer në flakë mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Carkan. Si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm por ndotje mjedisore pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve brenda disa minutave. Është e disata herë që pusi përfshihet në flakë dhe retë e zeza janë bërë problem për shëndetin e banorëve të zonës./ZËRI
Poll