Aktualitet

SUDJA E 2024/ Micro Credit Risk "maskohet" me emër të ri, njihuni me biznesin e burrit të ambasadores shqiptare, si u licensua nga BSH?

"Micro Credit Risk" ka qenë i licensuar për të operuar në vitin 2019, por në listën e 2024 nga Banka e Shqipërisë, nuk ekziston më! Por vetëm në listë ama! 

k.m.
SUDJA E 2024/ Micro Credit Risk "maskohet" me emër të ri,
Elton Janina

TIRANË- ZËRI dje denoncoi sërish skandalin me mikrokreditë që operojnë në vendin tonë! Por duket se sa më shumë rrëmon, aq më shumë skandale gjen, kësaj here me një kompani të re. Denoncimi i parë i bërë dje nga ZËRI, ngjalli reagimin e qytetarëve, që vërshuan me denoncime në redaksinë e medias tonë, duke sjellë edhe një emër të ri, të paktën në dukje. Micro Credit Risk (MCR) është një ndër shumë mikrobankat që operojnë pa u vënë re fare nga Banka e Shqipërisë, institucion që e ka për detyrë që të kontrollojë tregun, punë të cilën duket se nuk po e bën aspak mirë. Kjo thënë zbutur sa për të mos thënë fare. "MCR", ose ndryshe 'Sudja e kohëve moderne' është krijuar nga bashkëshorti i ish-ambasadores shqiptare në Bashkimin Europian për vitin 2014, Suela Janina, Elton Janina dhe një djalosh vetëm (asokohe) 19-vjeçari, Klei Kaçupi, për të dhënë e blerë kredi konsumatore. Janina, në "Open Corporates", shfaqet me emrin, ANGELUS LEX, kompania në zotërim të tij.

 SUDJA E 2024/ Micro Credit Risk "maskohet" me emër të ri,

"Micro Credit Risk" ka qenë i licensuar për të operuar në vitin 2019, por në listën e 2024 nga Banka e Shqipërisë, nuk ekziston më! Por vetëm në listë ama! 

SUDJA E 2024/ Micro Credit Risk "maskohet" me emër të ri,SUDJA E 2024/ Micro Credit Risk "maskohet" me emër të ri,

Kompania vazhdon edhe operon krejt normalisht, e administrohet nga Sokol Lumani, madje me një premtim të madh: Ju nuk jeni të pasur, ne iu japim mundësinë që të bëheni i pasur.

Madje të pasurojnë për 24 sekonda.

SUDJA E 2024/ Micro Credit Risk "maskohet" me emër të ri,

Por edhe pse premtimet i kanë të mëdha, në thelb janë modestë, pasi operojnë për kredi nga një apartament modest pallati pranë ish-Bllokut, njëjtë si Maksude Kadëna e njohur si "Sudja", e cila po ashtu jepte dhe merrte para për mijëra njerëz nga një apartament, pranë "21 dhjetorit" në Tiranë. “Suden” e ndoqën firma të tjera, njësoj si Micro Credit Risk (MCR) që në faqen e tyre në ueb, shfaqen me emër tjetër, më personalizues: Kredia Juaj! 

SUDJA E 2024/ Micro Credit Risk "maskohet" me emër të ri,
Logoja e MCR

Nëse menduat se gjetjet përfundojnë me kaq! Në të njëjtën faqe, edhe pse kanë një numër që nuk i përgjigjen askujt, kanë edhe përshtypjet e klientëve për ta. Perlë! Anisa Molla, menaxhere; Albana Doka, mësuese dhe Andi Velaj, mekanik janë shumë të kënaqur, aq shumë sa kanë lënë edhe përshtypjet e tyre si më poshtë. 

SUDJA E 2024/ Micro Credit Risk "maskohet" me emër të ri,

"Shërbimi qe me ofruat qe me te vertete i mrekullueshem. Ju ishit shume te durueshem dhe te sjellshem rreth te gjitha pyetjeve qe une kisha. Me siguri do te kthehem perseri tek ju."

"Kam patur një përvojë të mirë me Shërbimet e Kredisë nga Kredia JUAJ. Unë u jam mirënjohëse për ndihmën që më dhanë ekipi. Kredia ime ishte e lehtë dhe e shpejtë. Faleminderit Kredia JUAJ.”

“Une dola nga zyrat e Kredia JUAJ shumë i lumtur me shërbimin . Ekipi me trajtoi me shumë dashamirësi. Definitivisht do të kthehem per sherbime te tjera. Koha e pritjes ishte shumë e përshtatshme.”

SUDJA E 2024/ Micro Credit Risk "maskohet" me emër të ri,

Shumë të kënaqur janë, vetëm se nuk janë njerëz reale. Një kërkim i thjeshtë në Google, provon se këta persona, në fakt kanë lënë përshtypjet e tyre, por diku tjetër. Janë shprehur të kënaqur për "Santhome Church Marriage Bureau". Komentet nga atje, i kanë vendosur edhe këta të Micro Credit Risk (MCR) në faqen e tyre. Sa për solidarizim. Nëse mendoni se përfundon me kaq, jeni gabim! 

Në të njëjtën faqe, ju zgjidhni vete me dorën tuaj edhe përqindjen e interesit. Pra, mund të jepni 15%, mund të jepni edhe 25%.

SUDJA E 2024/ Micro Credit Risk "maskohet" me emër të ri,SUDJA E 2024/ Micro Credit Risk "maskohet" me emër të ri,

Ju e dini vetë se sa ju lind në zemër për t'i dhuruar këtij institucioni financiar. Këtë aktivitet, e sheh edhe Banka e Shqipërisë, e lë që të veprojnë, të zhvasin qytetarët në nevojë. Por për kë? Për llogari të kujt lejohen këto institucione që të operojnë? Sot, ende nuk e kemi marrë një përgjigje, kur Kosova, e ka të vendosur me ligj që të ndalojë mashtrues të tillë. Për Shqipërinë janë biznesmenë./ZËRI

Poll

MOS HUMB