Aktualitet

Merr fund beteja ligjore për pronësinë e Top Channel, Kushtetuesja njeh familjen Hoxha

Të gjithë janë pronarë të 100% të aksioneve, që mes tyre janë ndarë me nga 20%.

k.m.
Merr fund beteja ligjore për pronësinë e Top Channel,
Top Channel

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur për pronësinë e televizionit "TopChannel". Pas 8 viteve seanca në të gjitha shkallët e gjyqësorit, "Kushtetuesja" ka vendosur që me një shumicë votash 7 me 2, të njohë si pronarë të televizionit familjen Hoxha. Pra si proinarë të vetëm dhe legjitimë njihet e veja e themeluesit të Top Channel, Dritan Hoxha, Vjollca Hoxha si dhe fëmijët e çiftit, Lori Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha. Të gjithë janë pronarë të 100% të aksioneve, që mes tyre janë ndarë me nga 20%.

Merr fund beteja ligjore për pronësinë e Top Channel,

Përplasja ligjore nisi 8 vite më parë, kur Albert Sino dhe Aurel Baçi, aksionerë që nga viti 2007 me 60% (Sino me 40 dhe Barçi me 20) kërkuan marrjen në pronësi të televizionit. Kjo pasi asokohe, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (sot institucion që njihet si Autoriteti Mediave Audiovizive) nuk lejonte që televizionet kombëtare të kishin 1 aksioner të vetëm. Ndaj edhe u bë kalimi i shumicës së aksioneve tek dy të besuarit e Hoxhës.

Por me ndryshimin e ligjit, asnjë prej tyre nuk u tërhoqën duke nisur një betejë ligjore me familjen e të ndjerit. Si provë për përjashtimin e tyre nga media kombëtare u përdor akti i trashgimnisë ligjore që ka lënë pas Dritan Hoxha, duke caktuar si pasardhës të tij, vetëm anëtarët e familjes.

Çështja u dërgua fillimisht në Gjykatën e Tiranës dhe u shqyrtua në të gjitha shkallët e saj. Apeli doli me përfundimin se: Detyrimin e palëve të paditura Albert Sino dhe Aurel Baçi të njohin pronar paditësit Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Redia Hoxha dhe Itan Hoxha pronar edhe mbi 60% të aksioneve të Shoqërisë “Top Channel” sh.a me Nipt K120070024, për shkak se kontrata e shitjes së aksioneve me nr.1154 Rep dhe Kol date 15.06.2007 është absolutisht e pavlefshme pasi është kryer në kundërshtim me ligjin. Urdhërohet ç’regjistrimi nga regjistri i aksioneve të Shoqërisë “Top Channel”sh.a nga të paditurit Albert Sino dhe Aurel Baçi dhe nga regjistri i ekstraktit të Shoqërisë në Qendrën Kombëtare te Biznesit, pasi në bazë të të cilit është bërë regjistrimi i tyre në regjistër është i pavlefshëm.

Pala paditëse e zhvendosi dosjen në Gjykatën e Lartë, që mbajti të njëjtën qëndrim që edhe sot u "vulos" nga Gjykata Kushtetuese./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB