
VENEZUELË- Enid Kasmi është një prej shqiptarëve që janë vënë në pranga në Venezuelë, pasi akuzohen se kanë tentuar të sabotojnë zgjedhjet që do të mbahen të dielën. Emrin e tij e përmendi Ministri i Brendshëm, Drejtësisë dhe Paqes, Diosdado Cabello, i cili tha se Kasmi mbante shtetësi kolumbiane dhe se sipas informacioneve të mbledhura nga pajisjet mobile që zotëronte, merrte pagesa nga Shtetet e Bashkuara për të kryer veprime destabilizuese dhe të dhunshme.
Këtë pasdite, Presidenti Nicolas Maduro deklaroi se shqiptarët ishin dërguar në Venezuelë me urdhër nga Ekuadori në mënyrë që të vendosnin bomba dhe të mund të bojkotohej mbajtja e zgjedhjeve. Ai raportoi se ka gjithsej 38 të ndaluar të rinj, përfshirë ekspertë të eksplozivëve, kojotë dhe mercenarë.