Aktualitet

Sa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratat

Këto tendera, sipas SPAK, ishin dhënë duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta kompanisë. Madje, në disa raste, vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

k.m.
Sa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratat
Foto ilustruese

TIRANË- Arrestimet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë tronditur sot kompaninë "5D", duke vendosur në pranga dy ish-drejtorë të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qaton dhe Redian Mollën. Sipas SPAK, arrestimet kanë ardhur si pasojë e denoncimit që kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë disa muaj më parë.

Në një deklaratë të bërë nga selia blu, Belind Këlliçi tha se drejtori në Inspektoriatin e Mbrojtes së Territorit, Mariglen Qato ka punësuar familjarët e tij në disa sektore në Bashkinë e Tiranës, ndaj dhe si pasojë ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij "5D". Këto tendera, sipas SPAK, ishin dhënë duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta kompanisë. Madje, në disa raste, vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Sa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratat
Skema e prezantuar nga Belind Këlliçi

Vetëm në 2 raste ka dëshmuar SPAK, por mund të ketë edhe të tjera.  

Por cilat janë disa nga tenderat që ka fituar kompania? Sa ka fituar?

ME FOTO MË POSHTË TENDERAT E FITUAR: 

Sa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratat

Sa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratat

Sa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratatSa tendera mori kompania "5D", miliona euro fitime nga kontratat

Numrin dhe fitimet SPAK nuk i specifikon, por Partia Demokratike pretendon se janë 29 kontrata publike, duke përfituar 25.166.588 euro (pa TVSH). Tenderat kryesisht i kishin marrë nga: Bashkia Tiranë, UKT, OSHEE dhe ARRSH. Në disa raste, tenderat i kanë marrë vetë, ndërsa në të tjera, me bashkim operatorësh. 

Një ndër këto tendera, është rasti i ‘Ndërtimit te Pedonales dhe krosisë së biçikletave në liqenin e thatë me vlerë rreth 580 mijë euro me TVSH, projekt i cili u denoncua nga Belind Këlliçi gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023, e cila deri në atë periudhë ende nuk kishte përfunduar. Tenderat publikë që ka marrë e kanë rritur, duke e "nxitur" kompaninë që të investojë edhe në sektorin e ndërtimit. Disa zona për ndërtim i kanë marrë në Yzberisht, Kinostudio, etj./ZËRI

Poll

MOS HUMB